Ja çfarë ndodh me fëmijët nëse i lini të qajnë derisa të lodhen

511

Shumë prindër mund të mos kenë dëgjuar më parë për teknikën e “pritjes progresive”’ të krijuar nga neuropediatri anglez Richard Ferber. Por me shumë gjasë e keni përdorur atë gjatë rritjes së fëmijëve.

Bëhet fjalës për një metodë shumë të thjeshtë për t’i vënë ata në gjumë: t’i lini të qajnë derisa të lodhen.

Tingëllon paksa e pamëshirshme në pamje të parë, por shumë prindër zgjedhin ta praktikojnë me fëmijë të moshës 0-3vjeç. Ata i lënë të qajnë nën pretekstin se fëmijët lodhen dhe më pas do të mund të flenë të qetë.

Ajo që nuk dini është sesi ndikon e qara në jetën e një fëmije.

Loading…

Pasojat fizike dhe psikologjike prekin ecurinë e shëndetit të tyre edhe gjatë një periudhe më të vonë.

Së pari duhet të dini që e qara e fëmijëve është mënyra e tij e vetme e komunikimit përballë një situatë të bezdisshme siç mund të jetë uria, etja, i ftohti, nervozizmi, frika etj apo qoftë papastërtia.

Kjo thirrje është forma e tij e vetme për të pasur praninë dhe sigurinë e prindërve.

Kur ky apel nuk dëgjohet qëllimisht nga prindërit, tek fëmija vihet re një rënie e menjëhershme e serotoninës, hormonit të lumturisë.

Qarjet e vazhdueshme ndikojnë në mënyrë progresive në sistemin e tij nervor qendror duke penguar zhvillimin e tyre cerebral dhe aftësinë e të mësuarit.

Ngashërimet e shumta shkaktojnë tek ai stresin fëmijëror dhe idenë e braktisjes.

Një risi vjen nga një studim i fundit, i kryer në universitetin e Amsterdamit, qarjet e vazhdueshme krijojnë tek ai ndjesinë e pamundësisë, një ndjenjë e cila e përndjek edhe gjatë adoleshencës.

Në planin fizik, duhet thënë që të qarët dëmtojnë kordat vokale të fëmijës dhe nxisin hyrjen e radikaleve të lira, mikrobeve dhe baktereve nëpërmjet ajrit. Si pasojë sistemi i tij imunitar dobësohet dhe humb aftësinë mbrojtëse.