Zgjidhet mist.eri 100 vjeçar, kristali i Egjiptit të lashtë nuk është tokësor

318

Mist.eri i një kristali të verdhë, në trajtë xhami, i gjetur në shkretëtirën midis Egjiptit dhe Libisë dhe që është përdorur për stoli në lashtësi, i ka munduar shkencëtarë për pothuajse 100 vite. Si shkoi atje ku nuk kishte asnjeri? Nga u krijua? Përgjigjja duket se është gjetur më në fund. Xhami i përhapur nëpër shkretëtirë është formuar pas përplasjes së një asteroidi në atmosferën e tokës, ku është thërrmuar nga s.hpërthimi.

Loading…

Xhami formohet në mënyrë të natyrshme kur materialet e shkrira ftohen aq shpejt sa molekulat nuk kanë kohë të vendosen në një strukturë të rregullt. Ky xham është gjetur edhe në stolitë e lashta të Egjiptit, të cilat kanë qenë të gropo.sura te piramida e Tutankamunit.

Shkencëtarët kanë gjetur gjurmë reiditi te kristalet, një material që krijohet vetëm kur shpërbëhen meteorët. Ata besojnë se pasi ka s.hpërthyer në ajër, nga fërkimi me atmosferën, temperatura e ftohtë ka bërë që materiali i shkrirë të kthehet menjëherë në xham e të përhapet nëpër shkretëtirë.
Xhami i verdhë kishte 100 vite që i mundonte shkencëtarët.Xhami i verdhë kishte 100 vite që i mundonte shkencëtarët. Top Chanell