LAJME / E Shtunë 25 Maj 2019, 18:06

Si të zbardhni dhëmbët në kushte shtëpie, 4 trajtime natyrale

Vjen momenti i fotos! Qeshni, gati për shkrepje?! Si? Akoma jo? Buzëqeshja juaj, për shkak të kafesë, cigareve dhe prej çajeve të shumtë jeshilë që konsumoni është gjithçka tjetër përveçse e bardhë? Shumë keq, por edhe në këtë rast mund të ndërhyjmë pa bërë ndonjë trajtim kimik që mund të shkatërrojë smaltin apo që i bën keq shëndetit. Përveç këtyre, midis shumë produkteve kimike në treg që u dedikohen zbardhjes së dhëmbëve, ekzistojnë një seri përbërësish natyralë, më pak të dëmshëm dhe po aq efektivë. Ne do t?ju propozojmë katër:

1)Sodë buke + kripë të jodizuar: Duke kombinuar një lugë lugë çaji sodë buke me 1 lugë çaji kripë të jodizuar, ju do të krijoni pastrues dhëmbësh shumë të efektshëm. Për sa i përket përdorimit, ajo përdoret thjesht si një pastë dhëmbësh. Lyejeni furçën e dhëmbëve me këtë përbërës (sodë buke dhe kripë të përzier me pak ujë) dhe kalojeni nëpër dhëmbë. Por mos e bëni këtë më shumë se një herë në javë. Përdorimi i shpeshtë mund të dëmtojë smaltin.

Loading...

(function(){

var D=new Date(),d=document,b='body',ce='createElement',ac='appendChild',st='style',ds='display',n='none',gi='getElementById',lp=d.location.protocol,wp=lp.indexOf('http')==0?lp:'https:';

var i=d[ce]('iframe');i[st][ds]=n;d[gi]("M413709ScriptRootC347242")[ac](i);try{var iw=i.contentWindow.document;iw.open();iw.writeln(""+"dy>"+"ml>");iw.close();var c=iw[b];}

catch(e){var iw=d;var c=d[gi]("M413709ScriptRootC347242");}var dv=iw[ce]('div');dv.id="MG_ID";dv[st][ds]=n;dv.innerHTML=347242;c[ac](dv);

var s=iw[ce]('script');s.async='async';s.defer='defer';s.charset='utf-8';s.src=wp+"//jsc.mgid.com/t/h/thenieperjeten.info.347242.js?t="+D.getYear()+D.getMonth()+D.getUTCDate()+D.getUTCHours();c[ac](s);})();

2) Fruta dhe perime: Molla, dardha, luleshtrydhet, selinoja dhe karotat do të mund t?ju ndihmojnë që të

keni dhëmbët sa më të bardhë. Pështyma në kontakt me këto ushqime prodhon një reaksion, i cili është në gjendje të heqë disa baktere nga goja. Për shembull, nëse do t?i fërkonit dhëmbët çdo mëngjes me luleshtrydhe, kjo do t?ju ndihmojë të hiqni njollat. Po me të njëjtën mënyrë mund të përdorni pjesën e brendshme të lëkurës së portokallit për të zbardhur dhëmbët.

3) Sherebelë e freskët: Merrni një gjethe sherbelë të freskët dhe kalojeni atë mbi dhëmbë për disa minuta. Rezultati do të jetë befasues, pa asnjë rrezik për dhëmbët. Ndërkohë, ju nuk do të harxhoni për trajtime dentare. 4) Lëngu i limonit: Edhe lëngu i limonit është një përbërës mjaft i mirë natyral, kundër njollave jo estetike të verdha të shkaktuara sidomos nga pirja e duhanit, por edhe nga kafeja. Ai ka një efekt të fuqishëm zbardhues, por duke qenë acid, ai mund të gërryejë të gjithë smaltin nëse përdoret shpesh. Kështu që këshillohet të përdorni vetëm një herë në muaj.