Si të lyeni flokët në shtëpi vetëm me përbërës natyralë, beni mire ti lexoni

519

Mënyra më e mirë për të nisur verën, përveç përzgjedhjes së rrobave të banjove dhe kremit mbrojtës kundra diellit, është duke i dhënë një prekje të re look-ut tuaj. Sigurisht që ndryshimi duhet të nisë nga flokët, më konkretisht nga ngjyra e tyre. Në qoftë se jeni të lodhura duke shkuar çdo javë tek parukierja, por mbi të gjitha duke aplikuar në kokën tuaj kimikate aktive si amoniaku dhe jo vetëm, ju propozojmë lyerjen e flokëve në shtëpi me përbërës natyralë. Këta përbërës përveç se do të ngjyrosin natyralisht flokun tuaj, e forcojnë duke e ushqyer me vitamina,minerale dhe fibra që sigurojnë hidratimin e vazhdueshëm të skalpit. Më poshtë gjeni tre receta për secilën ngjyrë, të cilat nuk duhet të mungojnë këtë verë:

Loading…

Lyeni flokët me sherebelë dhe rozmarinë: Në një enë me ujë ( thuajse 200 ml) që ka vluar më parë, shtoni 4 lugë gjelle me sherebelë të tharë dhe 4 lugë gjelle me rozmarinë të njomë. Lërini të ziejnë për 5 minuta të tjerë me zjarr të lartë dhe më pas lëreni masën të pushojë për një orë. Pasi ta keni filtruar do të vini re që masa është trashur dhe duhet ta shtoni në një shishe në formë spray. Nëse doni që ngjyra të jetë më e fortë mund t’i shtoni çaj të zi. Spruconi bojën natyrale në gjithë gjatësinë e flokëve dhe lëreni të thahet. Në fund lani kokën me ujë të vakët.

Për flokët e zinj ose në nuanca të errëta këshillohet të përgatisni një masë me mbetje kafeje dhe zbutës
flokësh. Mbetjet e kafesë janë një dnër ngjyryesit më të mirë për flokët e errët, të cilët variojnë nga e zeza në nuancat e kafesë së errët. Në një enë shtoni 10 lugë çaji me mbetje kafeje dhe 3 lugë gjelle me zbutës flokësh. Bëni dy deri në tre kafe të forta dhe futini në frigorifer, tek pjesa e ngrirjes. Bashkojeni më pas me zbutësin e flokëve dhe përziejini derisa të bëhet e lëngshme. Lyeni flokët me të, theksojmë që flokët duhet të jenë të thata dhe lëreni të veprojë për një orë. Në fund lani flokët si zakonisht.

Lyeni flokët me kamomil, mjaltë dhe limon. Flokët biondë janë shumë të bukur për t’u parë, por jo dhe aq për t’u mirëmbajtur. Lyerja e tyre është jo gjithmonë e lehtë, për këtë arsye ju njohim me këtë recetë interesante. Në një enë shtoni 4 lugë gjelle me lulë kamomili dhe lërini të ziejnë për të paktën gjysmë orë. Më pas pasi masa të jetë ftohur, kullojeni dhe shtoni 3 lugë gjelle mjaltë dhe 1 filxhan çaji me lëng limoni. Krihni flokët dhe me ndihmën e një furçeje, lyeni floëkt. Mbështillni kokën me një qese ose peshqir dhe mbajeni ashtu për 1 orë e gjysmë. Lani në fund flokët me ujë të vakët.