Zgjedhja e pemës që do të mbillnit në kopësht, është e lidhur me personalitetin tuaj

64

Është fundi i vjeshtës dhe një pjesë e mirë e pemëve janë zhveshur nga gjethet. Duken të brishta pa mantelin e tyre mbrojtës, por vazhdojnë të qëndrojnë në këmbë. Po sikur të sfidoni stinën dhe të mbillni një pemë në kopështin virtual të ëndrrave?! Zgjedhja juaj është e lidhur ngushtë me ngjyrat e personalitetit tuaj.

Loading…

Zbuloni çfarë thomë pema juaj për karaterin tuaj ; 1. QITRO. Nëse do të zgjidhni këtë pemë atëherë jeni një person me karakter të brishtë dhe introvert. Jeni shumë i turpshëm dhe shpeshherë fshiheni nga të tjerët. Dyshoni për çdo gjë dhe nguroni të tregoni të vërtetat tuaja. 2. BREDHI. Në mendësinë kolektive bredhi ka një kuptim negativ, por në të vërtetë simbolizon pavdekshmërinë. Ju pëlqën të mikloheni dhe të përkëdheleni. Porn ë të vërtetë jeni një njeri i pasigurtë dhe keni gjithmonë nevojë për dikënd pranë.

3. FIKU.Kuptohet shumë thjeshtë që ju pëlqejnë fiqtë. Pema e fikut simbolizon mençurinë. Ëmbëlsia e frutit nënkupton dijen, e cila ëmbëlson qenien tuaj. Ju pëlqen të zbuloni gjëra të reja dhe jeni shumë kureshtarë. 4. SHEGA.Shega është simbol i tokës pjellore. Njihet ndryshe edhe si pema e fatit dhe vazhdimësisë. Personat që zgjedhin këtë pemë nuk e duan vetminë. Përkundrazi ju pëlqejnë festat dhe gjallëria. Miqësia është shumë e çmuar për ju.

5. BAJAMJA.Pema e bajames është një pemë që çel në pranverë. Kuptimi i saj është i lidhur kryesisht me lulëzimin dhe rilindjen. Keni një pesonalitet të fortë , nuk hiqni dorë kurrë dhe dini të ringriheni në momentet e vështira. Keni një botë pasur shpirtërore. 6. SHELGU.Shelgu është pasdiskutim pema më elegante që do të mund të mbillnit. Mjafton të shihni mënyrën sesi gjethet e tij bien në tokë. Të tillë jeni edhe ju. Ju pëlqen arti dhe eleganca. I kushtoni shumë rëndësi estetikës në të gjitha dimensionet e saj.