LAJME / E Martë 14 Maj 2019, 18:06

4 arsye përse duhet t’i lagni bajamet përpara se t’i hani

Frutat e thata janë një prej atyre mëkateve të ëmbla që nëse do të na jepej mundësia do t?i hanim pothuaj gjatë gjithë kohës pa u penduar fare. Në mesin e tyre nuk mund të veçojmë bajamet. Të pasura me acide yndyrore Omega-3, vitamina dhe minerale, antioksidantë që frenojnë veprimin e radikalëve të lira në organizëm, zink, vitaminë E, kalcium dhe magnez, bajamet janë padiskutim aleatet më të mira për të patur shëndet të plotë. Por mendoni se mënyra që i hani është e duhura ?

Studimet e ndryshme kanë treguar se mënyra më e mirë për të marrë 100% vlerat e tyre ushqyese është duke i futur paraprakisht për 8 orë në një enë me ujë të ftohtë. Sipas nutricionistëve njomja e bajameve apo frutave të tjera si arra, lajthi për një periudhë të gjatë kohore aktivizon të gjitha vlerat ushqyese , të cilat në gjendje normale janë të bllokuara.

Loading...

(function(){

var D=new Date(),d=document,b='body',ce='createElement',ac='appendChild',st='style',ds='display',n='none',gi='getElementById',lp=d.location.protocol,wp=lp.indexOf('http')==0?lp:'https:';

var i=d[ce]('iframe');i[st][ds]=n;d[gi]("M413709ScriptRootC347242")[ac](i);try{var iw=i.contentWindow.document;iw.open();iw.writeln(""+"dy>"+"ml>");iw.close();var c=iw[b];}

catch(e){var iw=d;var c=d[gi]("M413709ScriptRootC347242");}var dv=iw[ce]('div');dv.id="MG_ID";dv[st][ds]=n;dv.innerHTML=347242;c[ac](dv);

var s=iw[ce]('script');s.async='async';s.defer='defer';s.charset='utf-8';s.src=wp+"//jsc.mgid.com/t/h/thenieperjeten.info.347242.js?t="+D.getYear()+D.getMonth()+D.getUTCDate()+D.getUTCHours();c[ac](s);})();

1.Ju ndihmonë të bini nga pesha: Bajamet kanë në përmbajtjen e tyre acide yndyore Omega-3 dhe yndyra të ngopura që ju ndihmojnë të bini nga pesha. Ngrënia e 5 bajameve në ditë shmang kapsllëkun (konstipacionin), lufton sindromën metabolike, ju ndihmon të tresni më mirë ushqimet dhe ju jep ndjesinë e ngopjes për të paktën 2-3 orë. Është provuar shkencërisht se kur bajamet qëndrojnë në ujë për 8 orë, ato lëshojnë një enzimë të quajtur lipasi që lehtëson shkrirjen e dhjamit.

2.Mbrojnë shëndetin e zemrës: Studimet e ndryshme kanë provuar se konsumi i 5-10 bajameve të lagura në ditë ndihmon shëndetin e zemrës dhe parandalon oksidimin e arterieve dhe shfaqjen e sëmundjeve kardiovaskulare. Duke qenë se bajamet janë të pasura me antioksidantë dhe minerale të shumta lehtësojnë qarkullimin e gjakut, mbrojnë venat dhe arteriet dhe ulin nivelin e kolesterolit të keq LDL.

3. Ushqejnë trupin me vitamina: Mënyra më e mirë për të ushqyer trupin dhe trurin me vitaminë E është duke ngrënë bajame të lagura. Ndoshta nuk e dini, por kjo vitaminë gjendet në sasi më të lartë në momentin që hiqet cipa e kafenjtë që mbështjell bajamet.

4.Përmirësojnë kujtesën dhe aftësitë njohëse të fëmijëve: Bajamte janë të pasura me acid folik dhe acidet yndyrore esenciale, të cilat përmirësojnë inteligjencën e fëmijëve, rrisin aftësitë e tyre njohëse si dhe ndihmojnë zhvillimin e duhur të eshtrave dhe muskujve.