LAJME / E Hënë 13 Maj 2019, 19:07

Vuani nga Diabeti?! Ja çfarë buke duhet të përdorni

Ekspertët me anë të këtij artikullin na këshillojnë se cila bukë duhet të jetë pjese tryezës tonë, e bardha apo e zeza.

Ja këshillat e tyre:

Buka e bardhë

Buka e bardhë bëhet nga mielli i grurit i bardhë. Gruri vetë përbëhet nga: lëvorja, embrioni dhe endosporini. Embrioni është pjesa me përmbajtje të konsiderueshme të disa acideve lyrore, shumë cilësore dhe përmban vitaminën

E e cila mbron këto acide lyrore nga oksidimi, ku përfshihet dhe mbrojtja nga oksidimi i kolesterolit (armiku kryesor për ënet e gjakut).

Ndërsa lëvorja është shumë e pasur me fibra bimore dhe minerale, shumë të nevojshme për organizmin. Kur gruri bluhet për miell të bardhë, lëvorja dhe embrioni shkëputen dhe mbetet vetëm endospori.

Loading...

(function(){

var D=new Date(),d=document,b='body',ce='createElement',ac='appendChild',st='style',ds='display',n='none',gi='getElementById',lp=d.location.protocol,wp=lp.indexOf('http')==0?lp:'https:';

var i=d[ce]('iframe');i[st][ds]=n;d[gi]("M413709ScriptRootC347242")[ac](i);try{var iw=i.contentWindow.document;iw.open();iw.writeln(""+"dy>"+"ml>");iw.close();var c=iw[b];}

catch(e){var iw=d;var c=d[gi]("M413709ScriptRootC347242");}var dv=iw[ce]('div');dv.id="MG_ID";dv[st][ds]=n;dv.innerHTML=347242;c[ac](dv);

var s=iw[ce]('script');s.async='async';s.defer='defer';s.charset='utf-8';s.src=wp+"//jsc.mgid.com/t/h/thenieperjeten.info.347242.js?t="+D.getYear()+D.getMonth()+D.getUTCDate()+D.getUTCHours();c[ac](s);})();

Në këtë mënyrë mielli ka humbur:

Të gjithë acidet lyrore të pangopura, 50% të kalciumit, 70% të fosforit, 80% të hekurit, 98% të magnezit, 50-80% të vitaminave B dhe të gjithë vitaminën E.

Pra ajo që mbetet nga mielli janë vetëm kaloritë, për më tepër atij i shtohet klor për të zbardhur ngjyrën, i cili është toksik për organizmin tonë.

Duke përdorur miell të bardhë, ulet në mënyrë të ndjeshme konsumi ditor i fibrave që çojnë në probleme te ndryshme, vecanërisht të aparatit tretes.

Buka e zezë

Buka e zezë bëhet me miell integral e cila varion nga cilësia. Duhet pasur kujdes që buka të jetë 100% integrale dhe jo me ngjyrues.

Buka me fare buke (jo me maja), nga miell gruri të plotë ose thekre, të bluar me mulli guri si dhe përzjerjet e këtyre të dyjave, janë bukët më të pasura me vlera ushqyese. Kur buka është bërë me fare buke është shumë më e tolerueshme per aparatin tretës.

Këto buke përmbajnë fibra të cilat ndihmojnë aparatin tretës, përmbajnë disa acide lyrore edhe vitaminën E. Buka e zezë permban sasi të konsiderueshme hekuri, kalciumi, acidi folik, vitamine B dhe sasi të mëdha magnezi i cili është i domosdoshëm në metabolizmin e sheqerit. Kjo e bën bukën e zezë shumë të shëndetshme për ata që vuajne nga diabeti.