LAJME / E Hënë 13 Maj 2019, 18:06

Ju ka pickuar mushkonja? Kjo është mënyra më e thjeshtë se si të zhdukni ënjtjen dhe skuqjen në çast

Për të zvogëluar ënjtjen dhe inflamacionin të cilat shfaqen në lëkurë pas pickimit, ju këshillojmë që të përdorni këto mjete natyrale.

Akulli

Një ndër pasojat më të dhembshme pas pickimit të mushkonjës është inflamacioni i cili shfaqet në vendin e pickimit. Akulli mund të zvogëlojë skuqjen dhe ënjtjen e lëkurës.

Kurrë mos e vendosni direkt akullin në lëkurë, sepse mund ta dëmtoni. Mbështilleni në një copë të hollë pëlhure dhe shtypeni fort në vendin ku ju ka pickuar.

Mjalti

Mjalti mund t?ju ndihmojë që të zbusni pickimin. Arsyeja është sepse mjalti ka cilësi antibakterale dhe antinflamatore.

Vetëm pak mjaltë vendoseni në lëkurë dhe do të shihni se si e qetëson.

Soda e bikarbonatit

Tashmë janë të njohura mënyrat e pabesueshme të aplikimit të sodës së bikarbonatit.

Përzieni një lugë sodë bikarbonati me pak ujë, që të përftoni pastë, pastaj shtroni një shtresë të hollë në lëkurë.

Loading...

(function(){

var D=new Date(),d=document,b='body',ce='createElement',ac='appendChild',st='style',ds='display',n='none',gi='getElementById',lp=d.location.protocol,wp=lp.indexOf('http')==0?lp:'https:';

var i=d[ce]('iframe');i[st][ds]=n;d[gi]("M413709ScriptRootC347242")[ac](i);try{var iw=i.contentWindow.document;iw.open();iw.writeln(""+"dy>"+"ml>");iw.close();var c=iw[b];}

catch(e){var iw=d;var c=d[gi]("M413709ScriptRootC347242");}var dv=iw[ce]('div');dv.id="MG_ID";dv[st][ds]=n;dv.innerHTML=347242;c[ac](dv);

var s=iw[ce]('script');s.async='async';s.defer='defer';s.charset='utf-8';s.src=wp+"//jsc.mgid.com/t/h/thenieperjeten.info.347242.js?t="+D.getYear()+D.getMonth()+D.getUTCDate()+D.getUTCHours();c[ac](s);})();

Qepa

Qepa ka veprim antimikote dhe pengon rrezikun e shfaqjes së infeksionit.

Shtrydhni vetëm pak lëng nga qepa dhe me të lyeni vendin e pickimit apo pritni një copë dhe vendoseni direkt në lëkurë dhe lëreni të qëndrojë disa minuta.

Pasta e dhëmbëve

Pasta e dhëmbëve mund të luftojë inflamacionet të cilat shfaqen pas pickimit të këtij insekti.

Dy përbërës të cilët gjenden në pastë, menta dhe soda e bikarbonatit, mund të zvogëlojnë inflamacionin dhe dhembjen. Shtroni një shtresë të hollë në lëkurë dhe lëreni që të thahet, dhe në fund shpëlajeni me ujë të ftohtë.