LAJME / E Premte 10 Maj 2019, 12:12

Xheli natyral që lufton celulitin! I thjeshtë, tërësisht natyral dhe pa shpenzime!

Celuliti është një nga papërsosmëritë e lëkurës më të pakëndshme për syrin dhe është i vështirë për t?u hequr. Celuliti, në fakt, është një ndryshim i indeve lidhëse të përcaktuara që në gjenetikë, por ky ?defekt? gjentik mund të përkëqësohet edhe më shumë nga e ngrëna e gabuar dhe nga inaktiviteti fizik.

Nëpërmjet këtij udhëzuesi, ne do t?ju mësojmë se si të përgatisni një xhel anticelulit në shtëpinë tuaj, të thjeshtë, tërësisht natyral dhe pa shpenzime.

Loading...

(function(){

var D=new Date(),d=document,b='body',ce='createElement',ac='appendChild',st='style',ds='display',n='none',gi='getElementById',lp=d.location.protocol,wp=lp.indexOf('http')==0?lp:'https:';

var i=d[ce]('iframe');i[st][ds]=n;d[gi]("M413709ScriptRootC347242")[ac](i);try{var iw=i.contentWindow.document;iw.open();iw.writeln(""+"dy>"+"ml>");iw.close();var c=iw[b];}

catch(e){var iw=d;var c=d[gi]("M413709ScriptRootC347242");}var dv=iw[ce]('div');dv.id="MG_ID";dv[st][ds]=n;dv.innerHTML=347242;c[ac](dv);

var s=iw[ce]('script');s.async='async';s.defer='defer';s.charset='utf-8';s.src=wp+"//jsc.mgid.com/t/h/thenieperjeten.info.347242.js?t="+D.getYear()+D.getMonth()+D.getUTCDate()+D.getUTCHours();c[ac](s);})();

Për të përgatitur xhelin anticelulit sigurohuni të keni në dorë këto përbërës:

VAJ ULLIRI

KRIPË

VITAMINË E

MBETJE KAFEJE

VAJRA ESENCIALË (ROZMARINË, BARBAROZË, QITRO)

ALOE VERA

Gjëja e parë që ju duhet të mbani mend kur doni të luftoni celulitin është që të ruani gjendjen tuaj aktuale dhe jo ta përkeqësoni atë. Për ta bërë këtë është e rëndësishme një dietë e pasur ushqimore me fruta dhe perime. Gjithashtu, janë të rëndësishëm edhe masazhet me vajra esencialë në zonat ku ai akumulohet më lehtë (ijet dhe kofshët). Edhe aktiviteti fizik luan një rol të rëndësishëm, pasi vë në lëvizje aktivitetin e gjakut.

Ka shumë produkte që mund të përdorni për të eliminuar celulitin. Disa prej tyre stimulojnë qarkullimin e gjakut nëpërmjet veprimit të ?scrubs?, të tjerë e bëjnë lëkurën më elastike, disa të tjerë ju lejojnë të eliminoni lëngjet e tepërta etj. Për të trajtuar zonat më të prekura nga celuliti duhet të përdorni një pastrim që shkon thellë. Kjo arrihet duke fërkuar lëkurën me një përgatitje të përbërë nga vaji i ullirit dhe kripa. Nëpërmjet këtij trajtimi do të mundësohet eliminimi i skorjeve sipërfaqësore.

Ndërsa, për të përgatitur një xhel që të sheshojë lëkurën merrni aloe vera (direkt nga gjethet e bimëve) pak vaj ulliri dhe një kapsulë me vitaminë E (gjendet e gatshme në çdo farmaci). I përzieni të gjitha sëbashku dhe pasi të keni larë fytyrën, e aplikoni direkt në lëkurë.

Një recetë e dobishme për të stimuluar qarkullimin është edhe ajo me bazë kafeje. Mos i hidhni mbetjet e kafesë, por i ripërdorni ato duke i përzierë me vaj ulliri, lëng qitroje, rozmarinë dhe barbarozë. Ky xhel duhet të përgatitet dhe të përdoret menjëherë pasi për shkak të përmbajtjes së tij është e rëndësishme që të jetë i freskët. Masazhoni trupin derisa ai të absorbohet nga lëkura dhe e lini të pushojë për 20 minuta.

Kur të ketë kaluar koha e përcaktuar, ju mund ta hiqni atë me ujë të freskët. Zbatimi i vazhdueshëm i këtyre vajrave do të sjellë përfitime të mëdha për lëkurën tuaj, jo vetëm për të luftuar celulitin, por edhe për përmirësimin e qarkullimit të gjakut. Përveç kësaj, ju do të vini re se keni lëkurë shumë më elastike sesa e kishit në fillim të trajtimit.