LAJME / E Premte 10 Maj 2019, 12:12

U turpërova kur vajza ime i kërkoi leje doktorit para se ta prekte, por ajo më dha një mësim të vyer ..

Vajza ime ishte në klasën e parë vitin e kaluar, kur u njoh për herë të parë me konceptin e pëlqimit . E këtë mision duket se e kishte marrë përsipër mësuesja, papara meje. U ndjeva keq, se përse nuk isha unë si mama, ajo që do i kisha thënë shumë gjëra vajzës sime, por pasi e kalova këta, më erdhi mirë që fëmijët njihen që në vegjëli me disa koncepte bazë.

?Ju duhet ta pyesni dikë nëse është në rregull para se ta përqafoni apo puthni? u kishte thënë mësuesja. Në fillim mu duk e çuditshme, sesi kishte rrjedhur biseda në klasë, por më pas ishte vajza ajo që më qartësoi gjithçka.

Loading...

(function(){

var D=new Date(),d=document,b='body',ce='createElement',ac='appendChild',st='style',ds='display',n='none',gi='getElementById',lp=d.location.protocol,wp=lp.indexOf('http')==0?lp:'https:';

var i=d[ce]('iframe');i[st][ds]=n;d[gi]("M413709ScriptRootC347242")[ac](i);try{var iw=i.contentWindow.document;iw.open();iw.writeln(""+"dy>"+"ml>");iw.close();var c=iw[b];}

catch(e){var iw=d;var c=d[gi]("M413709ScriptRootC347242");}var dv=iw[ce]('div');dv.id="MG_ID";dv[st][ds]=n;dv.innerHTML=347242;c[ac](dv);

var s=iw[ce]('script');s.async='async';s.defer='defer';s.charset='utf-8';s.src=wp+"//jsc.mgid.com/t/h/thenieperjeten.info.347242.js?t="+D.getYear()+D.getMonth()+D.getUTCDate()+D.getUTCHours();c[ac](s);})();

?Nuk duhet të kemi turp, të ndalojmë që dikush të na prekë apo puthë, kur ne nuk duam?-tha vajza. Ndjeva një lehtësim që fëmijët e sotëm nuk do të quheshin të vrazhdë apo të paedukatë thjesht sepse nuk do të kishin turp të thonin ?JO?.Brezi i sotëm nuk do të ndihet keq, vetëm se ruan kufijtë personalë, përkundrazi, do e shohë këtë si gjënë më natyrale në botë. Ky mësim i fuqishëm i hershëm ka filluar të ketë impakt në jetën e vajzës sime dhe unë jam e lumtur për këtë gjë.

Gjatë një vizite rutinë tek mjeku, vajza ime i kërkoi leje pediatrit të saj, para se ta prekte. Ishte krejtësisht e pafajshme tek nxori këto fjalë nga goja ?Duhet të kërkosh leje para se të më prekësh.? Ai u përgjigj me qetësi duke thënë: ?Ju keni të drejtë. Ju jeni pronarja e trupit tuaj ?, dhe më pas vazhdoi vizitën. U skuqa lehtë, sepse u ndjeva keq. Ishte fëmijëria ime, e shkuara ime, që më kishin mësuar të shqetësohesha për ndjenjat e dikujt tjetër, edhe nëse ndjenjat e mia lëndoheshin. Vajza ime 7-vjeçare nuk kishte asnjë problem duke deklaruar kufijtë e saj, por isha unë ajo që shqetësohesha për pasojat.

Por ajo kishte të drejtë. Unë isha gabim. Në atë moment, e lashë të merrte drejtimin. Ajo më dha një mësim të vyer. Living