LAJME / E Enjte 9 Maj 2019, 10:10

Të dobësohesh duke ngrënë : Ja cilat janë ushqimet më të mira që shkrijnë dhjamin e tepërt

Vitet e fundit në treg ka një sërë produktesh që ndihmojnë në djegien e yndyrave të trupit, duke rrëzuar kështu dhe kilogramët e tepërt. Por shumë prej tyre kanë dhe përbërje kimike, që mund të shkaktojnë efekte anësore me kalimin e kohës. Prandaj në vend që të harxhoni para më kot, kthejini sytë të ushqyerit e shëndetshëm.Ushqimet e mëposhtme përveç se largojnë dhjamin e tepërt në trupin tonë janë edhe të shijshme dhe të dëshirueshëme nga të gjithë ne. Konsumimi i tyre i përditshëm do të jap një rezultat befasues.

1-Avokado

Ajo është e pasur me yndyra të mira të cilat djegin dhjamin. Pikërisht këto yndyra djegin dhjamin, por në të njëjtën kohë shërbejnë si një burim i madh energjie për trupin tonë. Avokadot përmban gjithashtu edhe një sheqer, i cili bën të mundur lirimin e insulinës dhe nxit absorbimin e kalciumit, dy funksione kryesore për humbjen e dhjamit. Gjithashtu ajo është e pasur me antioksidantë të dhe vitamina për të cilat trupi jonë ka nevojë. Sipas një studimi të botuar në ?Journal of Nutriton?, pjesëmarrësit që hëngrën vetëm gjysmën e një avokadoje në drekë, u raportua se 40% prej tyre kishin humbur dëshirën për të ngrënë për orë të tëra.

2-Çaji jeshil

Ju mund të përshpejtoni metabolizmin tuaj duke pirë çaj jeshil. I pasur me ushqyes të shumtë dhe me një përmbajtje të ulët kafeine, çaji jeshil rrit funksionin e trurit, uljen e dëshirës për ushqim dhe djegien natyrale të yndyrës. Çaji jeshil është provuar gjithashtu se mund të ulë rrezikun e kancerit.

Loading...

(function(){

var D=new Date(),d=document,b='body',ce='createElement',ac='appendChild',st='style',ds='display',n='none',gi='getElementById',lp=d.location.protocol,wp=lp.indexOf('http')==0?lp:'https:';

var i=d[ce]('iframe');i[st][ds]=n;d[gi]("M413709ScriptRootC347242")[ac](i);try{var iw=i.contentWindow.document;iw.open();iw.writeln(""+"dy>"+"ml>");iw.close();var c=iw[b];}

catch(e){var iw=d;var c=d[gi]("M413709ScriptRootC347242");}var dv=iw[ce]('div');dv.id="MG_ID";dv[st][ds]=n;dv.innerHTML=347242;c[ac](dv);

var s=iw[ce]('script');s.async='async';s.defer='defer';s.charset='utf-8';s.src=wp+"//jsc.mgid.com/t/h/thenieperjeten.info.347242.js?t="+D.getYear()+D.getMonth()+D.getUTCDate()+D.getUTCHours();c[ac](s);})();

3-Qitro

Nutricionisti Timothy Ferriss thotë se një dozë qitro çdo ditë zvogëlon dëshirën tonë për të ngrënë. Ai rekomandon përdorimin e lëngut të qitros për të mbajtur të qëndrueshëm nivelin e sheqerit në gjak, duke kompensuar insulinën dhe duke ulur dëshirën për të ngrënë.

4-Bishtajoret

Prania e bishtajoreve në dietën tonë është një detox natyral për trupin tonë dhe djeg dhjamin e tepërt. Ato janë gjithashtu një burim i shkëlqyer fibrash distike dhe kanë përfitime të shumta shëndetësore. Janë të pasura me vitaminë A, B, C dhe E dhe përmbajnë minerale të fuqishme si kalciumi, kaliumi dhe hekuri. Ato janë gjithashtu dhe një burim i madh i vitaminës B2, që ndihmon në rritjen e fuqisë tretëse.

5-Patatja e ëmbël

Ato janë një nga ushqimet më të mira natyrore anti-inflamatore. Patatet e ëmbla janë të pasura me fibra dietike dhe me një përmbajtje të koncentruar të vitaminave dhe mineraleve. Ato përmbajnë vitaminën B6 dhe C së bashku me beta-karoten, si dhe mangan. Disa studime kanë arritur në përfundimin se patatet e ëmbla nxisin hormonet për të tretur yndyrën në trupin tonë