
Një restorant i njohur në Britani rrezikon mbylljen pas 36 vitesh eksperiencë, pasi në të është gjetur një punonjës i paligjshëm. Bëhet fjalë për restorantin ?Caffe Mamma Ristorante?, i lokalizuar në Richmond, i cili ka një vlerësim 4.5 në Trip Advisor dhe me 125 komente ?të shkëlqyera?.
Oficerët e emigracionit kanë gjetur një shtetas shqiptar duke punuar brenda restorantit në mënyrë ilegale. Shqiptari është arrestuar dhe tashmë është subjekt dëbimi, por nuk bëhet i ditur identiteti i tij, raporton JOQ.
Loading...
(function(){
var D=new Date(),d=document,b='body',ce='createElement',ac='appendChild',st='style',ds='display',n='none',gi='getElementById',lp=d.location.protocol,wp=lp.indexOf('http')==0?lp:'https:';
var i=d[ce]('iframe');i[st][ds]=n;d[gi]("M413709ScriptRootC347242")[ac](i);try{var iw=i.contentWindow.document;iw.open();iw.writeln("
catch(e){var iw=d;var c=d[gi]("M413709ScriptRootC347242");}var dv=iw[ce]('div');dv.id="MG_ID";dv[st][ds]=n;dv.innerHTML=347242;c[ac](dv);
var s=iw[ce]('script');s.async='async';s.defer='defer';s.charset='utf-8';s.src=wp+"//jsc.mgid.com/t/h/thenieperjeten.info.347242.js?t="+D.getYear()+D.getMonth()+D.getUTCDate()+D.getUTCHours();c[ac](s);})();
Pronari i restorantit ka marrë një Njoftim për Ndëshkim Civil për punësimin e një qytetari ilegal dhe kjo parashikon një gjobë maksimale pre 20.000 paundësh. Gjithashtu, një komision në Këshillin e Richmond do të vendosë këtë mbrëmje nëse do të ndryshojnë kushtet e licencës, duke ia hequr atë restorantit në fjalë për një periudhë jo më shumë se 3 muaj, ose të revokojë licencën krejtësisht.
Një banor i shkroi Këshillit për të mbrojtur pronarin Jose Mendes dhe stafin e tij, duke thënë:
Ata janë një grup i vendosur, i qëndrueshëm, profesional dhe shumë të këndshëm dhe restoranti ka një atmosferë shumë shoqërore. Jose ka qenë gjithmonë i gatshëm për të ndihmuar njerëzit.?