Ja 3 mënyra natyrale si të largoni një herë e përgjithmonë nga era e keqe e këmbëve

377

Aromat e pakëndshme të trupit, janë ndër shqetësime kryesore të njerëzve, pasi nuk mund t’i mbajnën nën kontroll pavarsisht higjienës vetjake. Era e këmbëve është tepër shqetësuese dhe ndonëse në verë këpucët dhe sandalet janë kryesisht të hapur, për shkak të materilit ndodh që këmbët të vijnë erë. Veshja e këpucëve për disa ditë me rradhë, mosajrosja e tyre, materiali inkilit apo plastik, djersitja bëjn që këmbët të vijnë erë.

Po veç faktorëve të jashtëm, ndodh që ndryshimet hormonale, stresi, medikamente të ndryshme, puberteti apo menopauza të shkaktojnë aromën e pakëndshme të këmbës. Më shumë sesa shkaqet njerëzit janë të interesuar për zgjidhjen ,ndaj Living do të rendisë më poshtë 3 mënyra natyrale si të shpëtoni një herë e përgjithmonë nga era e keqe e këmbëve.
Çaji i zi
Përbërësit e këtij çaji mbyllin poret e lëkurës dhe vrasin bakteret përgjegjëse për erën e keqe të këmbëve.

Loading…

Ajo që duhet të bëni është të zhysni këmbët në një legen me ujë të ngorhtë në të cilin ndodhen 2 3 paketa çaji të zi. Mbajini këmbët për 30 minuta në këtë ujë dhe më pas fshijini me peshqir.
Lyeni këmbët me pudër dhe vishni çorape.
Soda e bukës neutralizon pH e lëkurës, duke reduktuar sasinë e prodhimit të djersës.
Zhytini këmbët çdo natë në një legen me ujë ku janë shtuar 4 lugë sodë buke e do të shihni që era e këmbëve nuk do të ndihet më.
Nje tjeter përbërës që eleminon aromën e keqe të këmbëve është kripa Epsom.
Mjafton të përsërisni procedurën e lartëpërmendur dhe këmbët tuaja nuk do të jenë më problem për ju