Dy hapa të thjeshtë për të shmangur ngjitjen dhe dje.gien e tiganëve

269

Duhet ta pranoni që koha në të cilën jetoni ju fal shumë komoditete që nënat dhe gjyshet tuaja as mund t’i çonin në mendje. E imagjinoni sa e vështirë do të ishte po të jetonit në një familje të madhe me shumë pjesëtarë, të gatuanit për ta dhe të kujdeseshit për shtëpinë.

Për shembull ndryshe nga sot, ku tregu ofron një shumëllojshmëri produktesh për gatim si tiganë me veshje guri ose tiganë prej qeramike, gjyshet tuaja duhej të gatuanin në enë alumini të cilat ngjisnin vazhdimisht.

Dhe si gjithmonë kishin një zgjidhje për gjithçka. Në qoftë se edhe ju përballeni me shenjat e shpeshta të dje.gies në enët e gatimit dhe me ushqime që ngjisin, tru.ket e mëposhtme do ju ndihmojnë:

1. Vaj ulliri: Përpara se të gatuani, hidhni në tigani ose tenxheren që ngjit gjysmë litër vaj ulliri. Vendoseni në zjarr të ulët për 10-15 minuta dhe lëreni të ngrohet graudalisht. Më pas fshini fundin e tiganit me letër kuzhine dhe gatuani recetat e shijshme.

Loading…

Tigani dhe tenxherja juaj nuk do të ngjisin më, si dhe do të merrni ‘’Të lumshin duart! ‘’ nga familja për ushqimin e mirë.

2. Kripë e trashë: Vini në zjarr të fortë tiganin që ngjit dhe pasi të kontrolloni që është ngrohur mjaftueshëm, mbuloni fundin e tij me kripë të trashë.

Këshillohet të 1-2 filxhanë çaji me kripë të bardhë ose të zezë. Lëreni kripën të digjet dhe në fund fshini tiganin me një napë të njomë me uthull molle. Tani mudn të gatuani pa u shqetësuar për djegien dhe ngjitjen e ushqimit