LAJME / E Enjte 9 Maj 2019, 20:08

Bima shekullore që trajton infeksionet urinare, sëmundjet kardiovaskulare..

Mëlcinja (lat. berberis vulgaris) është një shkurre 1.5 -3 m e shogët (pa push), që kultivohet në pyje, kullota, vende shkëmbore të zonave të larta malore. Është një bimë e rrallë që lulëzon në periudhën maj-qershor dhe frutifikon gjatë vjeshtës.

Përdorimi mjekësor i mëlqinjës daton që para 2500 vitesh. Kjo bimë është përdorur në mjekësinë popullore për trajtimin e diarresë, uljen e temperaturës, lehtësimin e dhimbjeve në stomak apo për trajtimin e aciditetit të lartë në këtë organ. Tani ajo përdoret gjerësisht në mjekësi, për prodhimin e ilaçeve të cilat përdoren për zemrën apo për gurët në tëmth.

Esktrakti i mëlqinjës ka efekte të mira si në sistemin kardiovaskular ashtu edhe atë nervor. Ai është i dobishëm edhe për trajtimin e hipertensionit, takikardisë (rrahjeve të shpejta të zemrës) dhe disa çrregullimeve nervore, si epilepsia dhe spazmat.

Studime të fundit kanë treguar se përmbajtja e lartë në antioksidues tek kjo bimë ndihmon për të parandaluar lloje të ndryshme kanceri.

Loading...

(function(){

var D=new Date(),d=document,b='body',ce='createElement',ac='appendChild',st='style',ds='display',n='none',gi='getElementById',lp=d.location.protocol,wp=lp.indexOf('http')==0?lp:'https:';

var i=d[ce]('iframe');i[st][ds]=n;d[gi]("M413709ScriptRootC347242")[ac](i);try{var iw=i.contentWindow.document;iw.open();iw.writeln(""+"dy>"+"ml>");iw.close();var c=iw[b];}

catch(e){var iw=d;var c=d[gi]("M413709ScriptRootC347242");}var dv=iw[ce]('div');dv.id="MG_ID";dv[st][ds]=n;dv.innerHTML=347242;c[ac](dv);

var s=iw[ce]('script');s.async='async';s.defer='defer';s.charset='utf-8';s.src=wp+"//jsc.mgid.com/t/h/thenieperjeten.info.347242.js?t="+D.getYear()+D.getMonth()+D.getUTCDate()+D.getUTCHours();c[ac](s);})();

Infeksion dhe sëmundje të lëkurës

Mëlqinja është përdorur për të lehtësuar inflamacionin dhe infeksionet urinare (infeksionet e fshikëzës dhe traktit urinar), problemet gastrointestinale dhe të traktit respirator (dhimbjet e fytit, bllokimin e hundëve, sinusitin, bronkitin etj), si dhe infeksionet në lëkurë ose ato vaginale. Ekstrakti i mëlqinjës mund të lehtësojë gjithashtu simptomat e shkaktuara nga probleme të ndryshme me lëkurën, si psoriaza apo aknet.

Diarre

Mëlqinja është efikas edhe në trajtimin e diarresë. Studime të ndryshme kanë treguar se kjo bimë mund të lehtësojë simptomat e diarresë më shpejtë se antibiotikët, ndoshta sepse ka veti antibakteriale (mund të zhdukë parazitët dhe bakteret). Megjithatë, para se të merrni suplemente të kësaj bime duhet të konsultoheni njëherë me mjekun.

Nga se përbëhet?

Rrënja, kërcelli dhe fruti i mëlqinjës përmbajnë alkaloide, ku më kryesori është berberine.

Studimet e kryera në laborator dhe tek kafshët kanë zbuluar se berberine ka veti antimikrobiale (vret bakteret dhe parazitët), anti-inflamatore, hipotensive (ul tensionin e gjakut), sedative etj. Berberine mund të forcojë gjithashtu sistemin imunitar. Kjo substancë mund të ndihmojë gjithashtu gjatë tretjes dhe lehtëson dhimbjet gastrointestinale.

Pjesët që përdoren:

Mëlqinja mund të gjendet në formën e kapsulave, ekstrakteve të lëngshëm, si tinkturë etj. Rrënjët e thara të mëlqinjës mund të përdoren gjithashtu në çaj. Ekstraktet e kësaj bime përmbajnë 8-12% alkaloide (berberine).