LAJME / E Mërkurë 8 Maj 2019, 17:05

Si të pastroni shtëpinë me produkte që kushtojnë më pak se 50 lekë

Ndoshta është më mirë të heqim dorë nga disa produkte të shtrenjta. A e dini që përbërësit më të mirë dhe të lirë i keni në shtëpinë tuaj?!

Disa nga produktet që deri më sot i kemi përdorur për të gatuar, mund të përdoren shumë mirë për të pastruar shtëpinë.

Ndoshta është më mirë të heqim dorë nga detergjentët dhe të provojmë produktet si kripa, limoni dhe uthulla.

Nëse do të pyesni se si duhet të veprojmë, më poshtë po ju tregojmë të gjitha produktet ?qyl? që jua bëjnë shtëpinë xix.

Kripa

Enët e qelqta në të cilat mbajmë vajin janë një mundim i vërtetë për t?u larë.

? Për ta bërë punën tuaj më të lehtë mjafton të tretni pak kripë në një enë më ujë të ngrohtë dhe qelqi do të lahet shumë shpejt.

Loading...

(function(){

var D=new Date(),d=document,b='body',ce='createElement',ac='appendChild',st='style',ds='display',n='none',gi='getElementById',lp=d.location.protocol,wp=lp.indexOf('http')==0?lp:'https:';

var i=d[ce]('iframe');i[st][ds]=n;d[gi]("M413709ScriptRootC347242")[ac](i);try{var iw=i.contentWindow.document;iw.open();iw.writeln(""+"dy>"+"ml>");iw.close();var c=iw[b];}

catch(e){var iw=d;var c=d[gi]("M413709ScriptRootC347242");}var dv=iw[ce]('div');dv.id="MG_ID";dv[st][ds]=n;dv.innerHTML=347242;c[ac](dv);

var s=iw[ce]('script');s.async='async';s.defer='defer';s.charset='utf-8';s.src=wp+"//jsc.mgid.com/t/h/thenieperjeten.info.347242.js?t="+D.getYear()+D.getMonth()+D.getUTCDate()+D.getUTCHours();c[ac](s);})();

Kripa përdoret gjithashtu dhe për të pastruar enët e djegura gjatë gatimit.

? Hidhni në ujë një dorë kripë të trashë në enën e djegur dhe lëreni të ziejë për pak minuta dhe më pas me anë të një sfungjeri hiqeni shtresën e djegur.

Gjithashtu kripa përdoret dhe për të pastruar njollat e nikotinës duke fërkuar sipërfaqen e bërë pis me një tapë të shishes së verës dhe pak kripë të imët.

Rezultati është i garantuar.

Uthulla

Për tu dhënë më shumë shkëlqim sipërfaqeve të bakrit mjafton që t?i fërkoni me pak uthull dhe pak kripë të imët.

? Uthulla është e mirë gjithashtu dhe për të pastruar xhamat apo pasqyrat.

Për zbardhjen e rrobave na ndihmon shumë uthulla si në larjet me dorë ashtu edhe me lavatriçe.

? Hidhni një kupë uthull në lavatriçe apo në enën ku po lani rrobat me dorë dhe do të shihni se si të bardhat tuaja do të ndriçojnë më shumë se asnjëherë.

Limoni

Një pastrues ideal për xhamat është edhe limoni i cili na e lehtëson punën sidomos në xhamat në kabinën e dushit të cilat janë të pushtuara nga njollat që lë uji me përmbajte gëlqerore.

? Limoni ndihmon dhe në pastrimin e zonës më të pistë të banjës, tualetin.

Rubinetat mund t?i pastroni me limon, ose duke e sprucuar atë ose duke e përdorur një limon të prerë e më pas ta fërkoni me një sfungjer të butë.

? Këto metoda janë të thjeshta për tu aplikuar dhe shumë ekonomike.