Mësojeni urgjent tani! Nuk ka shqiptar që nuk e ka qejf dhe e pi dhallin, por me siguri nuk dini të vërtetën e madhe që fshihet pas tij

4612

Për qindra vite me rradhë, kjo pije e veçantë është përdorur për të qetësuar sistemin gastrointenstinal. Shumë njerëz janë në mëdyshje nëse duhet t’i shtojnë kripë kosit të holluar ose jo.

Dhalla përgatitet nga kosi dhe uji, e në shumë raste i hidhet edhe kripë.

Dhalla është ndoshta një nga pijet më të lehta që mund të përgatitet në shtëpi. Mjafton të përzihen të gjithë përbërësit në sasi të ndryshme dhe do të përftoni dhallën e mirë e super të shijshme.

Dhalla është shumë e shëndetshme. Ajo nuk përmban sheqerna.

E nëse ju pëlqen dhalla e kripur, atëherë duhet të dini që kjo pije është një mënyrë shumë e mirë për të marrë dozat e nevojshme të kripës kur dehidratoheni dhe humbisni shumë lëngje dhe kripëra.

Loading…

Sakaq, dhalla ofron përfitimet e pamohueshme të kosit që ka shumë proteina dhe kalcium.

Sugjerohet që dhalla duhet pirë pa kripë, për arsyen e vetme se nëpërmjet ushqimeve ditore njerëzit marrin 15 gramë kripë, ndërkohë që doza e lejuar është 5 gramë në ditë.

Ja përgatitja:

Përgatitja e dhallës është shumë e thjeshtë dhe sasia e përbërësve varet nga shija juaj.

Në një mikser hidhni kos, ujë (sasia sipas preerencës) dhe pakëz kripë nëse dëshironi.

Përzijeni për 30 sekonda dhe pijeni menjëherë.

Nëse dëshironi shtoni pak mente ose kuba akulli. Ju bëftë mirë!