
Rozmarina është bimë shumëvjeçare me gjethe të holla, të forta e të përthyera paksa në qendër. Në pjesën e sipërme një e gjelbër e shndritshme ndërsa në të poshtmen është e bardhë në gri. Lulet ngjyrë blu çelin nga janari deri në maj. Degët e gjethet nisin të mblidhen që nga janari, përgjatë gjithë verës e deri në maj. Prandaj edhe e shohim rozmarinën shpesh të pranishme në tregun e fshatarëve, në këto kohë.
Është stimulues në raste lodhjeje të madhe dhe stresi. Ndihmon në rastet kur tretja është e ngadaltë. Lehtëson kolesterolin si dhe ndihmon shumë në problemet e mëlçisë. Parandalon shfaqjen e dhimbjeve menstruale si dhe i lehtëson ato. Përdorimin më të shpejtë të rozmarinës, së paku në Shqipëri, e gjejmë te tavat me patate por në fakt janë të shumta recetat ku mund të përdoret, sidomos te mishi i kuq dhe i bardhë, për t?i aromatizuar. Një degë rozmarine mund ta fusni në një shishe vaji për t?i dhënë aromë e ta përdorni nëpër sallatra të ndryshme.
Loading...
(function(){
var D=new Date(),d=document,b='body',ce='createElement',ac='appendChild',st='style',ds='display',n='none',gi='getElementById',lp=d.location.protocol,wp=lp.indexOf('http')==0?lp:'https:';
var i=d[ce]('iframe');i[st][ds]=n;d[gi]("M413709ScriptRootC347242")[ac](i);try{var iw=i.contentWindow.document;iw.open();iw.writeln("
catch(e){var iw=d;var c=d[gi]("M413709ScriptRootC347242");}var dv=iw[ce]('div');dv.id="MG_ID";dv[st][ds]=n;dv.innerHTML=347242;c[ac](dv);
var s=iw[ce]('script');s.async='async';s.defer='defer';s.charset='utf-8';s.src=wp+"//jsc.mgid.com/t/h/thenieperjeten.info.347242.js?t="+D.getYear()+D.getMonth()+D.getUTCDate()+D.getUTCHours();c[ac](s);})();
Më poshtë do të njiheni edhe me disa nga përdorimet e rozmarinës dhe vetitë kurative të kësaj bime.
1. Terapeutike. Vaji esencial i rozmarinë ka aromë shumë ndjellëse, qetësues, tonik, antiseptik, ndihmon tretjen e ushqimit dhe përdoret si deodorant. Gjithashtu rekomandohet dhe për ftohjen, bronkit, gripin dhe kollën 2. Produkte kozmetike. Vaji esencial është shpesh i pranishëm në shampot e kokes apo trupit, sepse jep energji dhe vitalitet për trupin dhe flokët. Rozmarina pastron zbokthin dhe përdoret tek produktet për fytyrën.
3. Rrit përqendrim dhe jep energji. Studimet e kryera në vitin 2003 dhe në vitin 2012 kanë konfirmuar se vaji esencial i rozmarinë lehtëson përqendrimin dhe rrit kujtesën gjatë studimit ose punës. Gjithashtu ka efekt qetësues për dhimbjet muskulare Në rast lodhje, dobësie, ose stresi, vendosni vetëm dy pika tek kyçet e duarve ose nën hundë. Efekti do të jetë pothuajse i menjëhershëm.
Shmangni përdorimin e rozmarinës gjate shtatzënisë dhe mos përdoret nga pacientët me hipertension.