Mollë dhe tërshërë, kombinimi më i shëndetshëm për një zemër të fortë

430

Zemra, organi që siguron oksigjen dhe gjak për çdo sistem të trupit tuaj, është motori që e bën tërë trupin tuaj të punojë! Veç trashëgimisë gjenetike, dieta juaj është një nga faktorët kryesorë që promovon shëndetin e zemrës, apo nxit problemet kardiovaskulare. Në living kemi publikuar shpesh artikuj rreth ushqimeve që pastrojnë arteriet, mbajnë zemrën të shëndetshme, por sot do t’ju tregojmë një recetë edhe më të thjeshtë: vetëm dy përbërës që bëjnë kombinimin më të shëndetëshëm për një zemër të fortë.

Loading…

Mollët mund të ndihmojnë në parandalimin e veshjes së mureve të zemrës , një nga shkaqet e zakonshme të sëmundjeve kardiovaskulare. Sipas Best Health, molla “parandalon kolesterolin të vishet e të ngurtësojë muret e arteries”. Kombinimi i acidit ursolic, pektinës dhe acidit D-glucaric në mollë ndihmon në uljen e rrezikut të sëmundjeve koronare të zemrës. 1 Mollë e gjelbër,1 filxhan Ujë,3 lugë gjelle tërshërë e shtypur,Opsionale: limon, kanelle, mjaltë.

Përgatitjet: Zhytini tre lugët e tërshërës në një gotë me ujë dhe lëreni gjatë gjithë natës. Në mëngjes shtoni mollën e prerë në feta dhe shtoni pak mjaltë për t’i shtuar shije. Përziejeni derisa të përfitoni një masë homogjene dhe është gati për t’u konsumuar