LAJME / E Shtunë 4 Maj 2019, 20:08

Më kujtohet kur e diela kishte tjetër kuptim. Kur i vinte era dashuri e ngrohtësi

Dje ishte e diel. E diel, por shumë më e ndryshme se të dielat në të kaluarën. Mezi dola nga krevati.E pashë telefonin, ora ishte rreth 12, dhe mendova: ?Of, paska ikur dita?. U zgjova disi dhe menjëherë vrapova te kafeja. Ashtu në pixhame, pa asnjë obligim, sepse është e diel. Zvarritesha nëpër banesë nga një anë në tjetrën, madje edhe duke u mërzitur. Pse kështu? Pse kjo e diel nuk ishte si të dielat para disa viteve? Fillova të kujtoj kohëra të kaluara, e kur mendova më mirë, këto ishin kohëra që nuk kishin çmim. Kohëra të mbushura me dashuri, me ngrohtësi, me harmoni..

Loading...

(function(){

var D=new Date(),d=document,b='body',ce='createElement',ac='appendChild',st='style',ds='display',n='none',gi='getElementById',lp=d.location.protocol,wp=lp.indexOf('http')==0?lp:'https:';

var i=d[ce]('iframe');i[st][ds]=n;d[gi]("M413709ScriptRootC347242")[ac](i);try{var iw=i.contentWindow.document;iw.open();iw.writeln(""+"dy>"+"ml>");iw.close();var c=iw[b];}

catch(e){var iw=d;var c=d[gi]("M413709ScriptRootC347242");}var dv=iw[ce]('div');dv.id="MG_ID";dv[st][ds]=n;dv.innerHTML=347242;c[ac](dv);

var s=iw[ce]('script');s.async='async';s.defer='defer';s.charset='utf-8';s.src=wp+"//jsc.mgid.com/t/h/thenieperjeten.info.347242.js?t="+D.getYear()+D.getMonth()+D.getUTCDate()+D.getUTCHours();c[ac](s);})();

Më kujtohet, si të ishte dje. E diela ditë e veçantë. Ditë për gjyshin e gjyshen. A kishte diçka më të bukur se kjo. Mezi prisnim të vinte ajo ditë. Mezi prisnim të zgjoheshim e të shkonim mysafirë të gjyshi e gjyshja. Jo që ditëve tjera nuk shkonim te ato, por e diela ishte e veçantë. Nuk guxonim të kishim ndonjë obligim apo plan tjetër. Dihej çfarë bëhej të dielave. Mblidheshim e gjithë familja, dajallarë, teze, kushërinj.

Prej në krye të rrugës vite era pite, era ëmbëlsirë me mollë ose kungull. Kishte diçka për qejfin e secilit. Gjyshja nuk përtonte të përgatiste diçka të veçantë për secilin. Të qeshura sa të duash. Oborri i mbushur me njerëz, me zëra fëmijësh. Gjyshja ishte më e lumtura nga të gjithë. Edhe sot e mbaj mend atë fytyrë të buzëqeshur, atë buzëqeshje të gëzuar e të plotë. Tullumbat e gjyshes. Të pazëvendësueshëm. Sot nuk ka më të tillë. Ato të gjyshes kanë qenë të veçantë.

Për ne, e besoj edhe për të gjitha familjet e diela kishte domethëne të madhe. Ditë kur shihesh me më të afërmit, rrëfen si e ke kaluar javën, çfarë planifikon për të ardhmen. Mbledh energji për ta filluar edhe një javë punë. Sot, për fat të keq, e diela e ka humbur domethënien. Na ka mbetur veç t?i kujtojmë kohërat e bukura të së kaluarës, duke shpresuar se një ditë do të vijnë kohëra edhe më të bukura.. Source: supergratë