Rama: 10 vjet burg ata që mby^sin qytetarët me produkte me kimikate

237

Pak ditë më parë mediat risollën në vëmendjen e opinionit publik abuzimet me kimikate te produktet ushqimore. Skandal nuk ishte vetëm kaq, por përfshiu edhe autoritetin përgjegjëse për kontrollin dhe sigurinë ushqimore, AKU-në.

Nën hundën e kësaj të fundit, në tregjet shqiptare shiten produkte me nivel hormonesh 4 herë më të larta sesa mesatarja e Bashkimit Evropian. Një tjetër problem që u zbulua ishte edhe mungesa e laboratorëve të analizave nëpër qytetet e rëndëisshme të Shqipërisë, të cilët rezultojnë të paakredituar, pa materialet e nevojshme dhe në disa raste të tjera nuk ekzistonte as godina.

Kësaj here apeli i mediave ishte më i fortë se kurrë, duke bërë që të lëvizte edhe qeverinë. Në ndryshimin e fundit të kodit penal, është parashikuar edhe ndëshimi për fermerët dhe prodhuesit që abuzojnë me kimikatet.

Kryeministri Edi Rama njoftoi se të gjithë ata që kapen me produkte që kanë nivel të lartë hormonesh dhe janë jashtë afatit të përdorimit, do të dënohen deri në 10 vite burg. Sipas tij shumë subjekte ja kanë hedhur 30 vite me gjoba.

Loading…

Rama tha:

Produktet tona bujqësore janë të shëndetshme dhe për këtë mjafton një fakt në 300 mijë tonë produkte bujqësore të eksportuar në BE, asnjë kamion i vetëm është kthyer për shkak të cënimit të standardeve evropiane të sigurisë ushqimore, por ka fatkeqësisht individë edhe subjekte që kryejnë krime kundër shëndetit të njeriut, ia kanë hedhur 30 vjet me gjoba që nuk janë asgjë krahasuar me fitimin e tyre. Kjo nuk mund të vazhdojë kështu, këtyre forcave të së keqes në shoqërinë tonë që guxojnë të kërcënojnë shëndetin e fëmijëve tanë dhe këtyre që në këtë vend jetojnë dhe konsumojnë ushqim do t’u rezervojmë ndëshkimin e heqjes së lirisë së aktivitetit dhe të lirisë individuale gjithashtu. Masa e dënimit do të jetë burg deri në 10 vjet. E njëjta gjë për prodhimet ushqimore jashtë afatit të përdorimit.
E ndërsa fermerët dhe prodhuesit do të dënohen me 10 vite burg, përgjegjësit për kontrollin e tyre do të shpëtojnë pa lagur. Nuk është vetëm faji i fermerëve që situata ka shkuar deri në këtë pikë, pasi për 30 vite me radhë AKU fle gjumë dhe nuk kryen asnjë analizë.

Edhe në rastet kur janë konstatuar shkelje, janë vendosur gjoba sa për të kaluar radhën. Në një shtet demokratik ligjet janë njësoj për të gjithë dhe ashtu si fermerët, edhe përgjegjësit për kontrollin dhe sigurinë ushqimore, duhet të dënohen gjithashtu, pasi duke anashkaluar kontrollet për vite me radhe kanë bërë që abuzimet të shtohen, duke degraduar situata deri në këtë pikë.

Për këtë rast vlen më së miri shprehja:

Peshku qelbet nga koka
Me burg do të dënohen edhe ata që cënojnë personat që janë në krye të detyrës, si mjekët dhe policët, ata që shkelin në fushat e blerta të futbollit, ata që vjedhin të drejtën e autorit, ata që pengojnë zgjedhjet. Gjithashtu do të ketë ashpërsime në kodin penale edhe për ata që dëmtojnë mjedisin, luajnë lojra fati, bllokojnë rrugët si dhe ata që prishin qetësinë publike.