Këto janë përfitimet në organizëm nga konsumimi i bajameve çdo ditë…

435

Bajamet janë fruta të thata që mund të konsumohen në çdo stinë. Për fat të mirë, ato prodhohen edhe në vendin tonë në disa zona të jugut, si në Bërat, Korçë, përgjatë rivierës së jugut etj. Përfitimet në organizëm, sikurse për çdo frut të thatë, janë të shumta, ndaj ju ftojmë t’i hidhni një sy listës së mëposhtme.

1.Parandalon problemet e zemrës. Lëndët flavonide që gjenden tek bajamet kombinuar me vitaminën E reduktojnë rrezikun e sëmundjeve të zemrës. Konsumi i bajameve mundëson një ulje me 50 përqind të rrezikut nga ataku në zemër.

2.Kontrollon nivelin e kolesterolit në gjak. Vitamina E tek bajamet është një antioksidant i fuqishëm që mbron qelizat nga dëmtimet në dhe parandalon arteriesklerozën.

Loading…

3.Ndihmojnë në funksionin e mirë të trurit. Bajamet përmbajnë riboflavinë dhe L-carnitine, që ndikojnë për të rritur aktivitetin e trurit dhe në rritjen e jetëgjatësisë.

4.Veprojnë në rritjen e fortësisë të kockave dhe dhëmbëve. Përmbajtja e lartë e fosforit në frutin e bajames ndikon në fortësinë e kockave. Nëse vuani nga osteoporoza, kjo sidomos për gratë pas menopauzës, bëni mirë të konsumoni çdo mëngjes bajame.

5.Ndihmojnë për të ulur peshën. Përmbajta e lartë e fibrave në frutin e bajames ndikon për te mos patur një rritje në peshë. Ata që hanë dy here në javë bajame ulin mundësinë për të shtuar peshë rreth 30 për qind.

6.Bajame ndikon për të ulur rritjen e sheqerit në gjak. Bajamet nuk përmbajnë niseshte dhe përdoren si miell për përgatitjen e biskotave dhe ëmbëlsirave për diabetikët.