
Vanilje, çokollatë, lajthi, luleshtrydhe, boronicë, arrë kokosi etj etj, lista mund të vazhdojë edhe më gjatë, pasi kur bëhet fjalë për akulloret, mëkatin më të ëmbël të verës, por edhe të çdo stine tjetër, mundësitë e zgjedhjes janë të pafundme. Ashtu si edhe dëshira për t?i provuar të gjitha! Nuk është aspak çudi që të mëdhenj e të vegjël, fëmijë e gjyshër, femra dhe meshkuj të biem pre e tyre, edhe kur akullore bërësit tentojnë të na joshin me kombinime të çuditshme.
Loading...
(function(){
var D=new Date(),d=document,b='body',ce='createElement',ac='appendChild',st='style',ds='display',n='none',gi='getElementById',lp=d.location.protocol,wp=lp.indexOf('http')==0?lp:'https:';
var i=d[ce]('iframe');i[st][ds]=n;d[gi]("M413709ScriptRootC347242")[ac](i);try{var iw=i.contentWindow.document;iw.open();iw.writeln("
catch(e){var iw=d;var c=d[gi]("M413709ScriptRootC347242");}var dv=iw[ce]('div');dv.id="MG_ID";dv[st][ds]=n;dv.innerHTML=347242;c[ac](dv);
var s=iw[ce]('script');s.async='async';s.defer='defer';s.charset='utf-8';s.src=wp+"//jsc.mgid.com/t/h/thenieperjeten.info.347242.js?t="+D.getYear()+D.getMonth()+D.getUTCDate()+D.getUTCHours();c[ac](s);})();
Nëse nuk keni mundësinë të shijoni një akullore ashtu si duhet në pastiçeri, ato të gatshmet që ruhen në kushte frigoriferike janë një zgjedhje shumë e mirë. Pavarësisht shijes që ka, ekziston një gjë që na kënaq të gjithëve, pjesa e çokollatës në fund të kaushit. Mirëpo studiuesit e Univeristetit të Utrecht-it, Hollandë, sapo kanë zbuluar diçka që do na thyejë zemrat të gjithëve.
Ata këshillojnë në mënyrë katergorike të shmangim ngrënien e fundit të kaushit, pasi përmban acide yndyrore të pangopura, shumë të rrezikshme për shëndetin. Sipas kimistit Bert weckhuysen çokollata që gjendet në fund të kaushit i nënshtrohet nëj proces përpunimi në yndyra të rrezikshme, që ndikojnë në shëndetin e zemrës dhe mirëqenien e përgjithshme