LAJME / E Enjte 2 Maj 2019, 17:05

Ky është kremi natyral që heq kallot nga këmbët!

Cilido që të jetë shkaku i krijimit të kallove në këmbë është thelbësore t?i kushtoni vëmendje dhe kujdes, pasi ato mund të shkaktojnë kërpudha, aromë të pakëndshme, madje edhe sëmundje të ndryshme.

Lajmi i mirë është se ka disa formula natyrale që mund të ndihmojnë në eliminimin e tyre, duke i kthyer këmbëve bukurinë e mëparshme. Le t?i zbulojmë së bashku:

1. Krem natyral me hudhër dhe vaj

Një nga përbërësit më të mirë për kujdesin dhe shëndetin e këmbëve është hudhra. Ky përbërës, shumë i përdorur në gatim ka veti të forta antibakteriale, të cilat mund të eliminojnë bakteret që shkaktojnë infeksione dhe kërpudha. Kombinuar me vajin e ullirit dhe disa pika lëng limoni, ky bëhet një krem i shkëlqyer natyral për të zbutur kallot, madje edhe lythat.

Loading...

(function(){

var D=new Date(),d=document,b='body',ce='createElement',ac='appendChild',st='style',ds='display',n='none',gi='getElementById',lp=d.location.protocol,wp=lp.indexOf('http')==0?lp:'https:';

var i=d[ce]('iframe');i[st][ds]=n;d[gi]("M413709ScriptRootC347242")[ac](i);try{var iw=i.contentWindow.document;iw.open();iw.writeln(""+"dy>"+"ml>");iw.close();var c=iw[b];}

catch(e){var iw=d;var c=d[gi]("M413709ScriptRootC347242");}var dv=iw[ce]('div');dv.id="MG_ID";dv[st][ds]=n;dv.innerHTML=347242;c[ac](dv);

var s=iw[ce]('script');s.async='async';s.defer='defer';s.charset='utf-8';s.src=wp+"//jsc.mgid.com/t/h/thenieperjeten.info.347242.js?t="+D.getYear()+D.getMonth()+D.getUTCDate()+D.getUTCHours();c[ac](s);})();

Përbërësit: 1 thelpi hudhër, 2 lugë vaj ulliri (32 g), 5 pika lëng limoni dhe fashë.

Si ta përgatisni:

Qëroni dhe shtypni hudhrën derisa të formohet një pastë. Duke i përzierë i shtoni vajin e ullirit dhe limonin, derisa të gjithë përbërësit të jenë përzierë mirë.

Rregullat e zbatimit: Lani këmbët mirë dhe aplikoni këtë ilaç, në fund e mbuloni pjesën e kallove me një fashë, për të vepruar gjithë natën.

2. Krem me aloe vera dhe vitaminë E

Aloe Vera përmban një xhel të pasur me vitamina, minerale dhe shumë komponentë të tjerë ushqyes, të cilat me kalimin e viteve kanë provuar së janë të dobishëm në zbutjen e problemeve shëndetësore dhe në trajtime bukurie.

Ta përdorësh si një ilaç për të hequr kallot mund të rezultojë me të vërtetë shumë efektiv, për shkak se veprimi i saj i fuqishëm hidratues zbut lëkurën dhe ndihmon për të hequr qelizat e vdekura. Ta bashkoni këtë mjet me vitaminën E do të merrni një krem shumë të veçantë që do t?ju ndihmojë të arrini rezultate më të mira.

Përbërësit: ½ filxhan xhel aloe vera (100 g) dhe 1 pilulë vitamine E

Si ta përgatisni:

Xhelin e marrë nga gjethja e aloe verës e përzieni me një pilulë të vitaminës E.

Rregullat e zbatimit:

Lani këmbët tuaja në ujë të ngrohtë, i thani mirë ato dhe aplikoni produktin me një masazh të butë, derisa të thithet sa më mirë nga lëkura. E lini të veprojë derisa të thahen plotësisht.