
Lule vjeshte është përdorur për shekuj me radhë për trajtimin e dhimbjeve të kokës, artritit dhe dhimbjeve të lindjes. Fizikanët e Greqisë së Lashtë e kanë përdorur atë për të ulur inflamacionin dhe për të trajtuar dhimbjet menstruale. Tani ajo përdoret për të trajtuar migrenën, ku studime të ndryshme kanë vërtetuar se ajo funksionon shumë mirë për këtë qëllim.
Lule vjeshte e ka origjinën nga juglindja e Evropës, ndërsa tani është përhapur në të gjithë Evropën, Amerikën e Veriut dhe Australi. Kjo lule fillon të çel në muajin korrik dhe lulëzon deri në tetor. Ajo ka një aromë të fortë dhe të hidhët.
Përdorime mjekësore
Lule vjeshte është përdorur më shumë për të trajtuar dhe parandaluar dhimbjet e kokës
Migrenë
Në vitet ?80 kjo lule përdorej gjerësisht si trajtim për migrenën. Një studim i kryer tek 270 të sëmurë me migrenë në Britani zbuloi se më shumë se 70% e tyre pasi morën 2-3 lule vjeshte të freskëta në ditë u ndjenë më mirë. Studime të ndryshme e kanë përdorur vjeshtën për të parandaluar dhe trajtuar migrenën.
Po ta kombinoni atë me shelgën e bardhë, që ka përbërës kimikë si aspirina, mund të krijoni trajtimin perfekt për lehtësimin e dhimbjeve të kokës nga migrena.
Ndërsa një tjetër studim 3-mujor me 49 njerëz zbuloi se kombinimi i lule vjeshtës me magnez dhe vitaminë B2 çoi në uljen e dhimbjeve nga migrena deri në 50%.
Artriti reumatoid
Disa testime laboratorike kanë treguar se kule vjeshta mund të ulë inflamacionin, prandaj hulumtuesit shkencor mendojnë se ajo mund të trajtojë artritin reumatoid.
Loading...
(function(){
var D=new Date(),d=document,b='body',ce='createElement',ac='appendChild',st='style',ds='display',n='none',gi='getElementById',lp=d.location.protocol,wp=lp.indexOf('http')==0?lp:'https:';
var i=d[ce]('iframe');i[st][ds]=n;d[gi]("M413709ScriptRootC347242")[ac](i);try{var iw=i.contentWindow.document;iw.open();iw.writeln("
catch(e){var iw=d;var c=d[gi]("M413709ScriptRootC347242");}var dv=iw[ce]('div');dv.id="MG_ID";dv[st][ds]=n;dv.innerHTML=347242;c[ac](dv);
var s=iw[ce]('script');s.async='async';s.defer='defer';s.charset='utf-8';s.src=wp+"//jsc.mgid.com/t/h/thenieperjeten.info.347242.js?t="+D.getYear()+D.getMonth()+D.getUTCDate()+D.getUTCHours();c[ac](s);})();
Dermatitin
Studime të mëparshme kanë treguar se lule vjeshta mund të ndihmojë në pakësimin e qelizave të dëmtuara të lëkurës dhe inflamacionin. Të tjera studime sugjerojnë se kjo bimë mund të ndihmojë në lehtësimin e dermatitit dhe përmirëson pamjen e jashtë të lëkurës.
Si ta merrni atë
Fëmijë
Mos u jepni lule vjeshte fëmijëve nën moshën 2 vjeç. Për fëmijët më të mëdhenj, duhet të pyesni doktorin nëse është e sigurt. Ai do të përcaktojë edhe dozën e duhur.
Të rriturit
Për dhimbje koke të shkaktuar nga migrena: Suplementet e lule vjeshtës mund t?i gjeni në farmaci dhe t?i përdorni për lehtësimin e dhimbjes së kokës.
Masa paraprake
Bimët mjekësore mund të trajtojnë sëmundje të ndryshme, megjithatë duhet pasur kujdes me përdorimin e tyre, pasi mund të shkaktojnë efekte anësore nëse ndërveprojnë me bimë të tjera, suplemente ose mjekime. Për këtë arsye, bimët mjekësore duhet të merren pas këshillimit me një specialist të mjekësisë bimore.
Disa nga efektet anësore të shkaktuara nga lule vjeshta janë: dhimbje të stomakut, gazra, diarre, të përziera, të vjella dhe nervozizëm. Njerëzit që janë alergjikë ndaj kamomilit, mund të jenë alergjikë edhe ndaj lule vjeshtës.
Lule vjeshta mund të rrisë gjithashtu rrezikun për gjakderdhje, sidomos nëse merret me mjekime që hollojnë gjakun, si warfarin (Coumadin), clopidogrel (Plavix) ose aspirinë. Pyetni mjekun para se të merrni suplemente të lule vjeshtës. Gratë shtatzëna dhe fëmijët nën moshën 2 vjeç nuk duhet ta përdorin gjithashtu këtë lule.