Si të veproni shpejt kur një halë peshku ju ngecet në fyt! Ja shpëtuesit e menjëhershëm…

115

Fillojmë të hamë peshkun dhe mendojmë se e kemi pastruar mirë, ose dëgjojmë të na thonë: “Kujdes, e kam pastruar por ndonjë halë edhe mund të më ketë shpëtuar”. E për mbrapshti të gjërave, probabiliteti që një halë peshku të ngecet në fyt mbetet, efektivisht, i lartë. Kaq të mëdha janë shanset që halat e peshkut të gëlltiten saqë disa persona zgjedhin që ta evitojnë krejtësisht këtë ushqim.

Si duhet të veprojmë kur një halë peshku mbetet e kapur në fytin tonë?

Veprimet e para dhe të menjëhershme që duhet të ndërmerrni janë të shumta, zbulojini të gjitha.

Tështitja. Është forma e parë e mbrojtjes që bën trupi. Provoni ta përforconi këtë veprim të organizmit që ta risillni halën sërish në gojë.

Loading…

Vaji i ullirit. Nëse tështitja nuk funksionon provoni të kaloni në fyt një lugë me vaj ulliri: do të lubrifikojë ezofagun duke e ndihmuar kështu halën që të rrëshqasë drejt stomakut.

Pini ujë të kripur: merrni një gotë me ujë të vakët dhe pak të kripur. Efekti shpëlarës i ujit do ta marrë me vete halën.

Banane: përtypeni për një copë herë të mirë bananen dhe pastaj kalojeni poshtë në mënyrë të shpejtë dhe të vendosur, konsistenca e bananes së përtypur ndihmon për të eliminuar bezdisjen që krijon hala.

Tuli i bukës ka qënë gjithnjë mënyra më efikase për t’u çliruar nga hala e peshkut në fyt: nëse e keni të mundur, lageni në qumësht të ngrohtë përpara sesa ta hani.

Uthulla. Ndër metodat e gjysheve është edhe ajo e pirjes së uthullës së tretur në ujë! Për t’u provuar edhe kjo nëse asnjë prej atyre mësipër nuk jep rezultat!

Ato që ju listuam këtu janë metodat më të përhapura dhe më të përdorura me synim që të çlirohemi nga halat e ngecura në fyt. Zakonisht, megjithatë, kur bezdia është e papërfillshme ne harrohemi dhe hala kalon vetvetiu poshtë. Por nëse bezdisja është e vazhdueshme dhe bëhet shkaktare e dhimbjes kur ushqehemi, ju këshillojmë menjëherë t’i drejtoheni mjekut!