Si të pastroni tiganët dhe tenxheret e djegura brenda pak minutash

409

Kuzhina është vendi më i dashur i shtëpisë, ku shpeshherë i gëzoheni ushqimit të mirë (sidomos kur gatuajnë dhe ju shërbejnë të tjerët) dhe bisedës së këndshme me miqtë e familjarët. Por, nuk do të thonit të njëjtën gjë kur bëhet fjalë për pastrimin e enëve, aq më tepër kur janë të djegura.

Loading…

Pakujdesia, nxitimi, apo telenovelat e Tringut që na e marrin mendjen të gjithëve bëhen shpeshherë burim për ndonjë incident të vogël në kuzhinë, ku përveç ushqimit të çuar dëm, aromës së keqe anekënd duhet të mendoni edhe për pastrimin e tiganëve dhe tenxhereve të djegur. Në qoftë se kontrolloni me vëmendje dollapin ku mbani larësit dhe aksesorët e tjerë do të gjeni me patjetër edhe telat e famshëm të enëve, të fortë dhe të botë, që nuk janë aspak zgjidhje e mirë sidomos për pastrimin e enëve me veshje prej guri ose porcelani. Ne kemi zgjidhjen e duhur për ju, për të cilën e keni aq shumë nevojë.

PËRGATITJA: Shtoni në tiganin ose tenxheren e djegur 2-3 gota ujë të nxehtë. Shtoni sodën e bukës dhe vendosni të ziejnë fillimisht me zjarr të avashtë, më pas rrisni temeperaturën deri në vlim për 30 minuta. Zbrazni enën dhe shtoni pak kripë e ujë. Fërkoni fillimisht me pjesën e fortë të sfungjerit. Nëse vini re se ka akoma njolla djegieje, shtoni sërish kripë dhe fërkoni pjesën e brendshme të enës .