
Dhimbjen e dhëmbit nuk ka njeri të mos e ketë provuar. Shkaqet që sjellin dhimbje të dhëmbit janë të ndryshme, si p:sh rënia e mbushjeve, dëmtimet e dhëmbëve, krisja e tyre, madje dhe infeksionet në sinus.
Nëse kjo ju ndodh në orët e vona të natës dhe nuk keni kujt t?i drejtoheni, ne po ju japim disa zgjidhje natyrale, të cilat në kushte shtëpie realizohen mjaft mirë:
Vaji i karafilit
Vaji i karafilit ka një shumëllojshmëri përfitimesh shëndetësore dhe është i njohur sidomos për reduktimin e dhembjes së dhëmbëve.
Klinikat (në mjekësinë kineze) e përdorin vajin e karafilit si një ilaç për të mpirë nervat. Një nga elementët kryesorë kimik të saj është Eugenoli, i cili konsiderohet si anestetik natyror.
Loading...
(function(){
var D=new Date(),d=document,b='body',ce='createElement',ac='appendChild',st='style',ds='display',n='none',gi='getElementById',lp=d.location.protocol,wp=lp.indexOf('http')==0?lp:'https:';
var i=d[ce]('iframe');i[st][ds]=n;d[gi]("M413709ScriptRootC347242")[ac](i);try{var iw=i.contentWindow.document;iw.open();iw.writeln("
catch(e){var iw=d;var c=d[gi]("M413709ScriptRootC347242");}var dv=iw[ce]('div');dv.id="MG_ID";dv[st][ds]=n;dv.innerHTML=347242;c[ac](dv);
var s=iw[ce]('script');s.async='async';s.defer='defer';s.charset='utf-8';s.src=wp+"//jsc.mgid.com/t/h/thenieperjeten.info.347242.js?t="+D.getYear()+D.getMonth()+D.getUTCDate()+D.getUTCHours();c[ac](s);})();
Duhet të përdoret me shumë kujdes, pasi derdhja e vajit të karafilit direkt në zonën e prekur munde të përkeqësojë simptomat dhe të irritojë gjuhën dhe mishrat.
Si të përdorni:
Hidhni 2 pika vaj karafili në një pambuk dhe vendoseni në zonën e prekur. E mbani derisa të vini re se dhimbja po fillon të lehtësohet.
Kripë deti
Kripa e detit keltik njihet për përfitimet e shumta shëndetësore të tilla si forcimin e imunitetit, përmirësimin e rrahjeve të zemrës dhe presionit të gjakut, dhe lehtësimin e dhimbjeve të dhëmbëve.
Kripa e detit përmban veti antibakteriale që lehtësojnë simptomat e një dhimbjeje dhëmbi të shkaktuar nga infeksione të ndryshme.
Si ta përdorni:
Ju duhet një lugë gjelle me kripë deti.
E përzieni me një gotë me ujë të ngrohtë.
Bëni gargarë.
Bustinë me çaj mente
Përdoret si një zgjidhje e shpejtë për dhimbjet e dhëmbit, për të qetësuar lëkurën e mishrat e ndjeshëm dhe të irrituar.
Për më tepër, çaji i mentes është i ngjashëm me vajin e karafilit dhe është shumë efektiv kur bëhet fjalë për lehtësimin e dhimbjes së dhëmbëve, pasi përmban agjentë natyralë antibakterialë dhe anti-inflamatorë.
Si ta përdorni atë:
Merrni një bustinë të përdorur dhe e aplikoni në zonën e prekur për gjysmë ore.
4.Qepët
Qepët kanë veti të forta antimikrobiale dhe anti-inflamatore që mund të vrasin mikrobet në zgavrat e gojës, të parandalojnë përhapjen e tyre dhe të shmangin prishjen e dhëmbëve.
Ato gjithashtu mund të vrasin bakteret që shkaktojnë infeksione tek dhëmbët dhe mishrat dhe të ndalojnë gjakderdhjen, gjë që e bën atë një ilaç ideal shtëpiak për lehtësimin e dhimbjeve.
Si ta përdorim atë:
Pritini një copë të madhe qepe dhe e aplikoni atë në zonën e prekur, derisa të ndjeni se po i humbet shija e fortë. Përsëriteni këtë proces disa herë.