LAJME / E Shtunë 27 Prill 2019, 11:11

Luftoi sëmundjen për të lindur vajzën, por nuk arriti ta shikonte të rritej

Ishte në muajin e shtatë të shtatzanisë, por bota për të u përmbys. Dana Scatton u diagnostikua me kancer dhe mjekët i thanë se nuk do të jetonte aq gjatë sa për të parë vajzën të rritej.

Ajo ishte ende një adoleshente kur u bë nënë dhe mjekët i thanë se kishte vetëm disa muaj jetë për shkak të tumorit agresiv në kokë. Në Janar ajo solli në jetë vajzën Aries Marie dhe nisi trajtimin për të luftuar sëmundjen vd.ekjeprurëse.

19-vjeçarja nga Pensilvania e SHBA, udhëtoi drejt Meksikës në një klinikë që pretendonte se kuronte pacientët e prekur nga ky lloj kanceri. E njëjta klinikë në të kaluarën ka dështuar të kurojë këdo me këtë sëmundje dhe mjekët shpeshherë janë akuzuar.

Pavarësisht vendosmërisë së Dana për të luftuar që të shikonte vajzën e porsalindur teksa rritej, familja e saj njoftoi pak ditë më parë gjatë Pashkëve Katolike se 19-vjeçarja u nda nga jeta. Dana mësoi se diçka me të nuk shkonte në vitin 2017, kur përpiqej të ishte dhe të hante.

Loading...

(function(){

var D=new Date(),d=document,b='body',ce='createElement',ac='appendChild',st='style',ds='display',n='none',gi='getElementById',lp=d.location.protocol,wp=lp.indexOf('http')==0?lp:'https:';

var i=d[ce]('iframe');i[st][ds]=n;d[gi]("M413709ScriptRootC347242")[ac](i);try{var iw=i.contentWindow.document;iw.open();iw.writeln(""+"dy>"+"ml>");iw.close();var c=iw[b];}

catch(e){var iw=d;var c=d[gi]("M413709ScriptRootC347242");}var dv=iw[ce]('div');dv.id="MG_ID";dv[st][ds]=n;dv.innerHTML=347242;c[ac](dv);

var s=iw[ce]('script');s.async='async';s.defer='defer';s.charset='utf-8';s.src=wp+"//jsc.mgid.com/t/h/thenieperjeten.info.347242.js?t="+D.getYear()+D.getMonth()+D.getUTCDate()+D.getUTCHours();c[ac](s);})();

Sa vinte dhe gjithçka po bëhej më e vështirë. Një ditë teksa vraponte për të kapur autobusin që të shkonte në shkollë, ajo u rrëzua dhe nuk mundej të ecte. Mendoi se të gjitha këto që i ndodhnin shkaktoheshin nga shtatzania.

Dy javë më vonë, gjatë një kontrolli rutinë të shtatzanisë, ajo i tha mjekut se çfarë kishte pësuar dhe i tregoi për dhimbjet që ndiente. Dana iu nënshtrua analizave dhe pas disa orësh mjekët i dhanë lajmin shkatërrues. Prindërit e saj lanë punën për t?u kujdesur për vajzën në muajt e fundit të jetës.

Tumori që prek trurin është nga më vd.ekjeprurësit dhe krijon vështirësi në frymëmarrje, kontrollon muskujt dhe nervat. Nuk ka ende kurë për të shëruar këtë sëmundje të rëndë.