LAJME / E Premte 26 Prill 2019, 11:11

Me këtë pije të ngrohtë në mëngjes, rënia nga pesha nuk dë të jetë më një mision i vështirë dhe i pamundur

Pije të ndryshme, nga uthulla e mollës e deri tek çaji jeshil thuhet se bëjnë mrekulli duke shkrirë depozitat e dhjamit të grumbulluara në zona të ndryshme të trupit, por sot kësaj liste do i shtohet dhe një çaj tjetër dhe është ai i ziu.

Studiuesit e Universitetit të Kalifornisë kanë raportuar se pirja e çajit të zi në mëngjes mund të ndihmojë në promovimin e humbjes së peshës dhe përmbajta e kafeinës, pa të cilën shumë njerëz nuk ia dalin dot e bën atë ideal për pjesën e parë të ditës. Hulumtuesit nga Universiteti i Kalifornisë kanë raportuar se çaji i zi mund të ndihmojë në prodhimin e baktereve të mira të zorrëve dhe madje edhe të nxisë metabolizmin tuaj.

Loading...

(function(){

var D=new Date(),d=document,b='body',ce='createElement',ac='appendChild',st='style',ds='display',n='none',gi='getElementById',lp=d.location.protocol,wp=lp.indexOf('http')==0?lp:'https:';

var i=d[ce]('iframe');i[st][ds]=n;d[gi]("M413709ScriptRootC347299")[ac](i);try{var iw=i.contentWindow.document;iw.open();iw.writeln(""+"dy>"+"ml>");iw.close();var c=iw[b];}

catch(e){var iw=d;var c=d[gi]("M413709ScriptRootC347299");}var dv=iw[ce]('div');dv.id="MG_ID";dv[st][ds]=n;dv.innerHTML=347299;c[ac](dv);

var s=iw[ce]('script');s.async='async';s.defer='defer';s.charset='utf-8';s.src=wp+"//jsc.mgid.com/t/h/thenieperjeten.info.347299.js?t="+D.getYear()+D.getMonth()+D.getUTCDate()+D.getUTCHours();c[ac](s);})();

Hulumtimi, i cili u botua në European Journal of Nutrition, studioi në mënyrë specifike 4 grupe të ndryshme të minjve, të cilët u ndanë nga lloji i dietës që konsumonin. Disa konsumuan ekstrakte çaji jeshil, ndërsa të tjerëve u dha të konsumonin ekstrakte të çajit të zi.

Pas 4 javëve, shkencëtarët raportuan se minjtë që konsumonin çajin e zi kishin humbur aq peshë sa ata që kishin në dietë çajin e gjelbër, por vetëm tek grupi i minjve që kishin konsumuar ushqim me ekstrakte të çajit të zi kishin rritje të nivelit të baktereve të mira në sistemin tretës.

Sipas Susanne Henning, një nga studiueset e hulumtimit çaji i zi, përmes enzimave aktive rregullon mikrobiomën e zorrëve duke nxitur lëvizjen e këtyre të fundit, përthithjen më të mirë të lëndëve ushqyese dhe eliminimin e toksinave nga aparati tretës.

Polifenolet që gjenden në çaj të zi nxisin prodhimin e acideve yndyrore me zinxhirë të shkurtër ne zorrë të cilat janë njohur për të përshpejtuar shkallën metabolike të trupit tuaj, shpjegojnë studiuesit.

Shënim: studiuesit testuan vetëm çajin e zi. Hulumtuesit janë ende të pasigurt se si qumështi ose shtesa të tjera mund të ndikojnë në përfitimet e humbjes së peshës së çajit të zi