Lodhje e vazhdueshme, ankth, probleme me gjumin etj janë vetëm disa simptoma që paralajmërojnë këtë problem shëndetësor

295

Hormonet janë shumë të rëndësishme për shëndetin e përgjithshëm dhe çekuilibri i tyre do të ndikonte drejtpërdrejt në funksionimin siç duhet të trupit apo organeve. Shëndeti i përgjithshëm varet shumë nga hormonet, kështu balanci i tyre duhet të mbahet gjithmonë nën kontroll.

Ja disa nga simptomat që tregojnë se keni çekuilibër hormonal:
Shtim në peshë: kjo dukuri ndodh si i teprimit me ushqime kalorike dhe si shkak i çekuilibrit hormonal. Kortizoli, hormoni i stresit është një nga hormonet më përgjegjëse për shtimin në peshë. Rritja e nivelit të kortizolit çon në rritjen e nivelit të insulinës në gjak. Niveli i lartë i insulinës rrit nivelin e sheqerit në gjak dhe për pasojë rrit oreksin.

Lodhje e vazhdueshme: nëse ndiheni të lodhur edhe pas një gjumi të qetë atëherë hormonet tuaja nuk janë në balancën e duhur. Një nga hormonet që ndikon në lodhje kronike është kortizoli, hormoni i stresit.

Loading…

Nivelet e larta të hormoneve tiroide: gjendra tiroide ndryshon nivelin hormonal të saj në rastet kur keni çekuilibër hormonal.

Humor i keq: çekuilibri hormonal lidhet edhe me ndjenjat e depresionit, ankthit, nervozizmit.

Probleme me gjumin: problemet në lidhje me gjumin janë të zakonshme në mesin e grave gjatë perimenopauzës dhe menopauzës. Periudha këto që lidhen me ndryshimet hormonale. Thuhet që privimi nga gjumi lidhet si shkak i ndryshimit të 10 hormoneve në trup që lidhen me shëndetin mendor, oreksin, pjellorinë dhe problemet kardiake.

Djersitje e vazhdueshme.
Probleme me tretjen.
Dëshira për të ngrënë sheqerna dhe karbohidrate.
Rënie flokësh.
Impotencë.
Nëse vëreni re disa nga këto shenja, ju duhet t’i kushtoni vëmendje dietës së përditshme ushqimore dhe mënyrës së jetesës.