Kushton më pak se 200 lekë, por bën mrekulli! Njihuni me përdorimet e jashtëzakonshme të vazelinës qe duhet ti dini te gjithe

497

Keni menduar ndonjëherë se cili është ai produkt të cilin e keni në shtëpi, por nuk e përdorni prej vitesh? Mund të jetë një çantë, një veshje e caktuar ose vazelina, të cilën me siguri e keni diku në ndonjë cep, ose edhe në derën e frigoriferit, pa ditur se një produkt kaq i lirë vlen më shumë se 10 të shtrenjta së bashku.

Siç e kemi thënë edhe më parë, përpara se të blini një krem të ri për lëkurën përgatiteni më parë atë. Në vend që të harxhoni para duke blerë produkte të gatshëm, mund t’i përgatisni vetë në shtëpi. Mjafton të përizeni pak vazelinë, sheqer kaf ose kripë të trashë, dhe vajin tuaj të preferuar dhe të fërkoni gjithë trupin. Një eksfoljant i shkëlqyer, apo jo?

Loading…

E keni vënë re që ndryshe nga pjesë të tjera të trupit, lëkura rreth bërrylave dhe gjurit është më e ashpër ? Ky problem është akoma më i theksuar gjatë stinës së verës, megjithatë mjafton pak vazelinë dhe lëkura juaj do të hidratohet brenda pak sekondash.

Të gjitha atë vajza dhe gra që lyejnë flokët në shtëpi, pa përjashtuar këtu edhe burrat, e dinë shumë mirë sa të bezdisshme janë njollat e bojës në ballë, apo rreth veshëve. Mirëpo nëse lyeni më parë fytyrën me vazelinë, jo vetëm që nuk do të keni njolla, do të keni lëkurë të butë si e një bebeje.

Mirëpo vazelina është shumë e dobishme edhe kur bëhet fjalë për grimin. Përpara se të lyeni qerpikët me rimel, aplikoni më parë vazelinë pasi ndihmon që të qëndrojnë të fiksuar dhe të përthithin më mirë ngjyrën. E njëjta këshillë vlen edhe për vetullat


Na ndiqni ne: