LAJME / E Hënë 15 Prill 2019, 22:10

Sekreti për flokë të shndërritshëm fshihet në bimën magjike!

Të gjithë e dimë se ditët e ftohta dhe temperaurat e ulta po dëmtojnë shumë flokun tonë. Duket i hollë, pa jetë dhe jo i shëndetshëm. Le të përdorim këtë truk të mrekullueshëm së bashku:

Përbërësit:

Xhel Aloe Vera ose gjethja e saj

Çfarë duhet të bëni:

Thjesht, merrni një gjethe dhe nxirrni pjesën e xhelit. Shkoni në dush dhe masazhoni flokët lehtësisht me xhelin e Aloe Veras, të cilin më parë duhet ta keni larë me shampo. Lëreni përbërësin të veprojë në flokun tuaj për 5 minuta dhe pastrojeni mirë.

Si vepron:

Kjo bimë do ushqejë dhe hidratojë flokun tuaj duke e kthyer flokun tuaj nga një flok i thatë në flok të bukur dhe të shkëlqyeshëm, për të cilët do jeni krenar!