LAJME / E Diel 14 Prill 2019, 22:10

Si t’i eliminoni njollat kafe të lëkurës me ndihmën e një patateje?

Një nga mjetet natyrale që ndihmon në zbardhjen e njollave të errëta në lëkurë janë patatet. Ju mund të aplikoni lëng patatesh të ziera ose feta të hollë patateje në zonat e errëta të lëkurës. I lini për 10-15 minuta dhe më pas e shpëlani lëkurën me ujë të ngrohtë.

Nëse e aplikoni këtë çdo ditë, pas 7-8 ditësh do të vëreni ndryshimet e para.

Gjithashtu mos harroni edhe fuqinë e aloe verës, sidomos nëse e keni bimën në shtëpi. E prisni fletën përgjysmë dhe xhelin e aplikoni tek njollat kafe të lëkurës. E lini të thahet për 20 minuta. Në fund me ndihmën e një peshqiri dhe ujë të vakët pastrojeni. Përsëriteni disa herë në javë këtë trajtim.

Të dyja trajtimet rekomandohen për njollat kafe që gjendet tek duart dhe tek shpina.