Njihuni me vetitë ushqyese të kësaj perime që gjendet me shumicë në recetat tuaja!

240

Vitamina A është e rëndësishme për lëkurë të shëndetshme dhe shikimin e mirë. Vitamina B ndihmon për të nxitur energjinë dhe ruan integritetin e indeve nervore në të gjithë trupin. Vitamina C është e rëndësishme në djegien e yndyrave dhe është një antioksidant i fuqishëm. Së fundmi, Vitamina E ndihmon për të ruajtur shëndetin e lëkurës për shkak se është një antioksidant me yndyrna të ngopura. Të gjitha këto vlera ushqyese gjenden me shumicë tek lakra e bardhë, të cilën mund ta përdorni për të përgatitur receta të ndryshme.

Lakra është perime me vlera të larta biologjike dhe me vlera të ulëta kalorike (24 kcal/100 g), mesatarisht përmban: 92,52 për qind ujë, 1,21 për qind proteina, 0,18 për qind yndyrë dhe 2,3 për qind fibra dietale.

Loading…

Edhe pse të gjitha llojet e saj janë të shëndetshme, ekzistojnë disa lloje të caktuara lakrash. Tashmë në dispozicion kemi lakrën e gjelbër, të kuqe, lakrën kineze “pe tsai” ose “bok choi”. Studimet e fundit kanë treguar se lakra e kuqe përmban më shumë vitamina C se ajo e bardha, ka më shumë antioksidues, për të cilin është vërtetuar se mbron qelizat e trurit. Ndoshta mënyra më e mirë për ta konsumuar këtë perime është përmes lëngut të saj. Ky lëng është shumë i shëndetshëm, e mund të përgatitet në shumë mënyra.

Nga 100 g lakër duke e shtrydhur fitohen 50 ml lëng. Mund ta pini në kombinim me mollë. Përveç mollës, lëngut të lakrës mund t’i shtoni një deri dy lugë mjaltë apo ta përzini me lëng karrote. Këshillohet të pini një gotë në ditë, në mëngjes ose midis vakteve.