LAJME / E Diel 14 Prill 2019, 10:10

Ja erëza që parandalon shfaqjen e çrregullimeve mendore deri në 75%

Rozmarina është një barishte popullore që zakonisht përdoret në gatime të ndryshme. Megjithatë, shkencëtarët paralajmërojnë se kjo erëz mund të jetë e dobishme për trajtimin e çrregullimeve mendore të tilla si çmenduria, Dementia, Alcajmer etj.

Studimet kanë treguar se rozmarina ka efekte të mrekullueshme në rast të humbjes së kujtesës dhe sëmundjet e tjera që lidhen me sistemin nervor. Mark Moss dhe ekipi i tij shkencor gjetën se vaji esencial i rozmarinës është thelbësor në trajtimin e këtyre problemeve.

Sipas Moss ?të gjithë pacientët kanë treguar përmirësim të dukshëm në testet njohëse të terapisë pas përdorimit të rozmarinës, në veçanti pacientët që vuanin nga sëmundja alcajmer?.

Rezultatet e këtyre studimeve japin shpresë për përdorimin e rozmarinës si bazë të medikamenteve që trajtojnë sëmundjet e sistemit nervor.