Hile të kuzhinës që vetëm profesionistët i dinë

394

Thonë se arkitektët i mbulojnë gabimet e tyre me zbukurime, ndërsa shefat e kuzhinës me majonez. Për fat të keq, jo të gjitha gabimet që bëni në gatim mund të rregullohen me një shtresë majonez.kuzhine

Ndonjëherë duhet të përdorni truke më të vështira gatimi. Nëse i keni hedhur kripë më shumë seç duhet gjellës, apo e keni pjekur shumë mishin, mund të përdorni disa ingredientë të thjeshtë për të balancuar shijen. Prandaj, para se ta hidhni ushqimin që gatuat, ose t’ia jepni qenit, kontrolloni këto truke kulinare që do t’ju ndihmojnë të shpëtoni darkën dhe krenarinë.

#1 Mish i fortë

Keni blerë ndonjëherë mish që dukej i mirë por, pasi e keni zier, ishte i vështirë për t’u përtypur. Nëse po, mos u shqetësoni. Ja disa truke të thjeshta që ju mund t’ju vijnë në ndihmë në këtë rast.

Përdorni fruta – Molla, ananasi, mango dhe dardha janë të mira në këtë rast. Qërojeni frutin nëse është e nevojshme, pastaj priteni në feta. E gatuani mishin duke e mbuluar me fetat e frutit. Ato lëshojnë lëng dhe e bëjnë mishin më të butë.

Përdorni coca-cola: Para se ta skuqni mishin, e njomni atë në coca-cola për 10 minuta. Më pas e kulloni dhe e marinoni me piper të zi. Përdoreni këtë metodë për t’i dhënë mishit një shije të jashtëzakonshme.

Përdorni limon – E futni mishin në një enë me lëng limoni për 30 minuta. Kur ta gatuani ai do të bëhet më i butë. Në vend të limonit mund të përdorni edhe uthull molle.

#2 Gjella me shumë kripë

Loading…

Nëse keni shtuar shumë kripë në gjellë, ka disa sekrete të shefave që mund t’ju shpëtojnë në këtë rast.

Mënyra më e lehtë është t’i shtoni më shumë ujë dhe ta lini të vlojë për pak minuta. Por, kjo metodë nuk është shumë e mirë duke qenë se ia largon shijen gjellës së gatuar.
Nëse keni lëng mishi të pakriposur mënjanë, mjafton të shtoni pak në tenxhere. Kështu gjella do të ketë më pak kripë dhe nuk do t’i ndryshojë shija.
Nëse nuk keni lëng mishi, atëherë mund të shtoni pak oriz në tenxheren me gjellë. Orizi është një absorbues i mirë i kripës.
Disa shefa përdorin edhe sheqerin për të rregulluar shijen.
#3 Shija e hidhur e qepës

Shija e fortë e qepës së pa gatuar të lë një ndjesi jo të mirë në gojë dhe stomak. Nga ana tjetër, nuk mund ta lini pa përdorur qepën në gatimet tuaja, sidomos në sallatë. Për fat të mirë, ka një mënyrë të lehtë për t’i bërë qepët më të shijshme. Mjafton t’i prisni qepët në feta ose kubikë, sipas dëshirës, dhe i futni ato në një enë me ujë të ftohtë. Kjo do t’ju ndihmojë të largoni shijen e keqe të tyre.

#4 Mish ose ushqime të tjera të djegura

Nëse, duke gatuar mishin, e keni djegur pa dashje, ia hiqni shtresën e djegur dhe e zbusni me vaj, ujë ose lëngun e mishit. Për të hequr erën e djegies nga ushqimi, e kaloni në një enë tjetër dhe e mbuloni me një copë. Ajo do të thithë erën e pakëndshme të ushqimit të djegur. Një mënyrë tjetër për të hequr aromën dhe shijen e djegur gatimit është t’i shtoni pak qumësht të nxehtë.

#5 Petullat ngjiten në tigan

Ka disa arsye përse ngjiten petullat në tigan. Nëse brumi është shumë i qullët, shtoni pak miell. Nëse mielli është i cilësisë së ulët, shtoni miell bollguri. Është gjithashtu e rëndësishme ta ngrohni më parë tiganin me vaj para se të filloni të skuqni petullat.

#6 Lëngu i mishit ka shumë yndyra

Nëse supa që keni përgatitur me mish ka më shumë yndyrë seç duhet, futeni atë në frigorifer dhe lëreni të ftohet. Kur të fillojë yndyra të mblidhet sipër gjellës, e hiqni atë me lugë.