Si t’i mbani peshqirët të butë, si ditën e parë që i keni blerë

388

Me kalimin e kohës peshqirët e humbasin butësine e tyre. Nëse në fillim pas një dushi nuk dëshironit të hiqnit peshqirin nga trupi, tani fshiheni me siklet nga ashpërsia e tij. Këshillat e mëposhtme do ju ndihmojnë si të mbani peshqirët tuaj të butë si ditën e parë që i keni blerë.

1.Përpara se t’i fusni në lavatriçe shkundini fort. Kjo do të bëjë që fibrat e peshqirit të hapen dhe detergjenti të depërtojë më mirë.2.Zgjidhni detergjentin e duhur.3. Mos i hidhni shumë aromatizues
Duke dashur që rrobat tona të mbajnë erë të mirë shpesh herë e teprojmë me aromatizuesin duke hedhur më shumë seç duhet. Kjo gjë shkakton forcim të fibrave dhe jep efektin e kundërt tek peshqirët dhe jo vetëm.

4. Hekurosini peshqirët.5. Vendosni një top tenisi brenda tharëses së rrobave
Kush ka në shtëpi një tharëse rrobash ky është truku që duhet të provojë. Vendosja e një topi tenisi në këtë makineri do bëjë që peshqirët tuaj të zbuten plotësisht.