Po mendoni të vishni sandale dhe shapka, më parë trajtoni thembrat e çara dhe kallot me këto 3 trajtime

357

Nuk janë aspak estetike, shoqërohen me dhimbje të tmerrshme dhe nëse nuk i trajtoni në kohë mund të kthehen në një vatër inflamacioni dhe infeksioni mykotik. Po flasim për thembrat e çara dhe kallot, dy prej problemeve më shqetësuese gjatë verës për shumë femra dhe meshkuj. Ekzistojnë një sërë faktorësh që ndikojnë në shfaqjen e tyre: lagështia, veshja e këpucëve të papërshtatshme zbathur etj. Megjithatë, ekzistojnë disa metoda natyrale për t’i trajtuara para se të mbathni sandalet dhe shapkat e para për sivjet.

Aspirinë + lëng limoni. Kombinimi i aspirinës me lëngun e limonit është një ndër metodat më efektive për të trajtuar thembrat e çara dhe kallot e këmbës. Shtypni 5-6 kokrra aspirinë dhe bashkojini me 1 lugë gjelle lëng limoni dhe 1 lugë gjelle ujë. Me ndihmën e një furçe dhëmbësh lyeni me kremin e përgatitur thembrat dhe mbështillini me një qese plastike. Pas 10 minutash fërkoni thembrat me gur smeril dhe lajini me ujë të ngrohtë. Nëse vuani nga diabeti, apo keni alergji nga aspirina mos e përdorni metodën e mësipërme.

Trajtim me niseshte misri.Në qoftë se nuk keni niseshte misri në shtëpi, vraponi menjëherë për ta blerë pasi aplikimi i përditshëm i saj i mban këmbët e thata. Mjafton që çdo natë të lyeni shputën me të dhe të nesërmen fërkojini me limë. Si rrjedhojë, kallot nuk irritohen dhe parandaloni infeksionet e mundshme. Trajtim me vitaminë A dhe E. Metoda e mësipërme jo vetëm që heq qelizat e vdekura nga thembrat, trajton plasaritjet e tyre, por edhe e bën lëkurën e këmbëve të duket si një bebe. Ky trajtim duhet përdorur gjithmonë para gjumit. Merrni disa kapsula xhelatinoze vitamine E dhe përziejini me vitaminë A. Me vajin e përftuar lyeni thembrat e çara dhe kallot. Më pas vishni çorape peshqir. Të nesërmen fërkojini me gur zmeril dhe këmbët tuaja do të duken më të bukura se kurrë më parë.