LAJME / E Martë 2 Prill 2019, 23:11

Rënia e flokëve, receta origjinale me qepë që mbin fijet e reja

Lëngu i qepëve është një nga metodat rikuperuese më të mira në shtëpi për rënien e flokëve.

Përmbajtja e saj e squfurit përmirëson qarkullimin e gjakut, stimulon folikulat e flokëve dhe promovon mbirjen e flokëve të reja, me rrënjë më të fortë.

Kujtojmë këtu që, squfuri konsiderohet si një nga ?blloqet? kryesore të ndërtimit të flokëve.

Qepa është gjithashtu e nevojshme si prodhuese natyrale e kolagjenit të shëndetshëm dhe keratinës.

Shumë aminoacide, blloqet e ndërtimit të proteinave, kanë një përbërës sulfuri dhe proteinat e keratinës kanë sasi të mëdha të aminoacideve që përmbajnë squfur.

Plus, qepët mund të ndihmojnë në çështjet e kontrollit si infeksionet e zbokthit dhe lëkurës së kokës, si dhe thinjien e parakohshme.

Një studim i botuar në Journal of Dermatology në 2012 zbuloi se pjesëmarrësit që vuanin nga alopecia areata (rënia e pjesshme e flokëve), por që aplikuan lëngun e qepëve në lëkurën e kokës së tyre, dy herë në ditë, për 2 muaj, kishin një shkallë të konsiderueshme më të lartë të rritjes së flokëve, sesa ato që nuk e përdorën.

Cuditërisht, rezultatet ishin më të mira në mesin e meshkujve, se sa të femrave.

Gjithashtu, receta e mëposhtme do të nxisë flokë të butë dhe me shkëlqim, për shkak të shtimit të mjaltit në të.

Mjalti është i mbushur edhe me antioksidantë, duke tërhequr kështu lagështinë në flokë dhe duke i lënë ato voluminozë dhe të shëndetshëm si kurrë më parë.

Loading...

(function(){

var D=new Date(),d=document,b='body',ce='createElement',ac='appendChild',st='style',ds='display',n='none',gi='getElementById',lp=d.location.protocol,wp=lp.indexOf('http')==0?lp:'https:';

var i=d[ce]('iframe');i[st][ds]=n;d[gi]("M413709ScriptRootC347242")[ac](i);try{var iw=i.contentWindow.document;iw.open();iw.writeln(""+"dy>"+"ml>");iw.close();var c=iw[b];}

catch(e){var iw=d;var c=d[gi]("M413709ScriptRootC347242");}var dv=iw[ce]('div');dv.id="MG_ID";dv[st][ds]=n;dv.innerHTML=347242;c[ac](dv);

var s=iw[ce]('script');s.async='async';s.defer='defer';s.charset='utf-8';s.src=wp+"//jsc.mgid.com/t/h/thenieperjeten.info.347242.js?t="+D.getYear()+D.getMonth()+D.getUTCDate()+D.getUTCHours();c[ac](s);})();

Rezultate imazhesh për lost hair onion juice

JU DUHEN

1 qepë

2 lugë gjelle me mjaltë

Një vaj esencial (opsional)

PëRGATITJA

Merrni qepën dhe priteni në 4 copa të mëdha.

Hidheni në një sitë dhe shtypeni me lugë, sa më shumë të mundeni, që t?i merrni lëngun.

Shtoni në lëngun e përftuar dy lugë me mjaltë organik.

Opsionale, nëse dëshironi për efekt më të madh, mund të shtoni edhe disa pika vaj esencial, psh është i rekomanduar në këtë rast vaji i livandos, vaj rozmarine, vaj menteje etj.

Tani lëngu-ilaç për humbjen e flokëve është gati.

SI TA PëRDORNI

Masazhoni me lëngun që krijuat skalpin e kokës, sidomos zonën ku keni më shumë humbje floku apo e keni fare tullace.

Këtë bëjeni për gati 10 minuta.

Më pas, mbuloni flokët me një kapuç dushi, ose ndonjë qese të ngjashme dhe nëse keni mundësi, mbajeni gjithë natën kështu.

Nëse nuk e mbani gjithë natën, përpiquni që ta mbani 1 orë të paktën.

Më pas, shpëlajeni kokën, por mos e thani me tharëse.

Ky trajtim duhet të ndiqet për disa muaj.

Nëse e mbani këtë ilaç natyral gjatë gjithë natës në kokë dhe e shpëlani në mëngjes, efekti kurues do të jetë më i shpejtë, brenda pak javësh.

Nëse e mbani veç 1 orë, trajtimi duhet të vijojë për disa muaj.

Nëse do të qëndroni në shtëpi, kokën thjesht shpëlajeni më ujë.

Nëse do të dilni, lajeni me shampo kundër rënies së flokëve.