Për një petë byreku, si ajo e gjyshes! Ja receta

364

Receta e mëposhtme ju ndihmon të përgatisni një petë byreku nga duart tuaja dhe ta përdorni atë, atëherë kur ju ta vendosni.

Mësoni si:

Përbërësit:

4 filxhanë çaji me miell

1 filxhan kafe me gjalpë

3 lugë gjelle me sheqer

Loading…

2 lugë kafe me kripë

1 vezë

½ filxhan me ujë

Përgatitja:

Në një tas të madh kombinoni miellin me gjalpin e shkrirë, sheqerin dhe kripën. Trazojini mirë derisa të krijoni një masë homogjene. Në një tas të vogël përzieni vezët me ujin. Më pas i bashkoni me përzierjen e miellit. Punojeni mirë masën dhe në fund vendoseni në frigorifer. Mund ta përdorni atë kurdoherë, për të përgatitur një byrek!