Këto janë tre çiftet më palidhje sipas Horoskopit

92

Demi-Shigjetari

Demi thjesht nuk mund të hapë rrugë për të kënaqur nevojat e Shigjetarit.Këto dy shenja nuk do të jenë kurrë të lumtur bashkë në terma afatgjatë. Demi zakonisht preferon një jetë të qetë, ndërsa Shigjetari dëshiron që të argëtohet para se të “sistemohet”. Për shkak të këtyre mendimeve plus edhe shumë faktorë të tjerë, këto shenja nuk mund të shkojnë kurrë mirë me njëri-tjetrin.

Binjakët- Bricjapi

Binjakët duan që partneri i tyre të jetë gjithnjë i kujdesshëm dhe i vëmendshëm. Bricjapi nga ana e tij nuk do t’u japë kurrë vëmendjen që ata kërkojnë.Kjo sjell që Binjakët të mos jenë të lumtur në lidhje dhe t’i japin fund asaj.

Luani dhe Akrepi

Këto dy shenja nuk mund të qendrojnë as dy minuta bashkë. Të dyja shenjat vuajnë nga deliri i madhështisë dhe lidhja e tyre është e gjitha luftë për qendrën e vëmendjes. Kjo do të sjellë shumë probleme me lidhjen e tyre e cila do të përfundojë pa filluar ende mirë.