LAJME / E Enjte 21 Shkurt 2019, 10:10

Xhenet dhe Melisa aksi dento hen, ja ç’do ndodhë sot

Xhenet shkon në shtëpinë e Kajas dhe i drejton p*stoletën. Xhenet e pyet Kajan nëse është e vërtet që e ka përdh*nuar Arzun. Kaja hesht. Arzu i lutet Xhenetit të hedhë p*stoletën. Ajo shprehet e penduar që e ka braktisur. Xhenet bëhet gati për të shkrepur pist*letën por Arzu i del para. Ajo i kërkon Xhenetit ta pranojë si nënë. Arzu arrin ta qetësojë Xhenetin dhe ja merr pist*letën. Xhenet e thërret Arzun nënë. Arzu dhe Xhenet përqafohen. Melisa shkon në hotel dhe pret Arzun.

Arzu shkon atje përqafuar me Xhenetin. Melisa mërzitet kur i sheh dhe largohet. Kaja shfryn nervat duke gjuajtur me pist*letë xhamin e shtëpisë. Melisa i djeg rrobat e Arzus. Kaja i jep foton e Melisës dy burrave dhe u thotë që sot ta mbarojnë punën. Melisa i thotë Orhanit se ka frikë që do e humbë nënën e saj. Xhenet largohet nga hoteli në mëngjes. Orhan bëhet kurioz dhe e pyet Melisën pse Arzu vendosi ta pranojë tani Xhenetin si vajzën e saj. Melisës i kujtohet dita kur Arzu shpëtoi Xhenetin nga përdh*nimi.

Kaja i thotë Halilit se do e bëjë Arzun të ndjejë dhimbjen e humbjes së fëmijës. Arzu telefonon Xhenetin dhe e pyet nëse bëri sërish diçka gabim. Xhenet i thotë se ka nevojë të qëndrojë vetëm prandaj u largua. Ajo takohet me Selimin dhe papritur e pyet nëse ka dëshirë të martohet me të. Selim habitet. Ai pranon. Xhenet i thotë të martohen sot. Selim gëzohet dhe i premton Xhenetit se do jenë shumë të lumtur. Dy burrat që dërgoi Kaja i prishin frenat makinës së Melisës. Xhenet vendos të flasë me Melisën.

Melisa refuzon por Xhenet arrin ta bindë. Ato nisen me makinën e Melisës. Selim bëhet gati për martesën. Melisa kupton se frenat nuk i punojnë dhe frikësohet. Arzu mëson se Xhenet dhe Melisa janë në rrezik. Ajo u telefonon dhe u thotë të kthehen. Xhenet dhe Melisa pësojnë aksident. Kaja çmendet kur mëson se në makinë ndodhet dhe Xhenet.