Arzu duhet të zgjedhë mes Xhenetit dhe Melisës, ja ç’do ndodhë sot

319

Xhenet kërkon për Mukadezin në treg. Mukadez i pohon se Arzu është nëna e saj. Xhenet bie në gjunjë duke qarë. Ajo i kërkon llogari Mukadezit pse nuk i ka treguar. Xhenet e mohon Arzun si nënën e saj. Arzu zbulon se Melisa e ka gënjyer. Melisa fajëson Xhenetin për gjërat që i kanë ndodhur në jetë dhe justifikohet para Arzus. Melisa e quan Xhenetin fajin më të madh të Arzus. Arzu e kundërshton por nuk arrin dot t’ja thotë të vërtetën. Melisa i kërkon Arzus të zgjedhë mes saj dhe Xhenetit.

Xhenet zemërohet me Mukadezin që ja ka fshehur të vërtetën dhe largohet. Mukadezit i bie të fikët. Xhenet shkon në shtëpi dhe shkatërron dhomën. Selim qetëson Xhenetin. Ajo i tregon se gjeti nënën dhe ajo është Arzu. Selim habitet. Sema gëzohet kur e sheh Melisën në këmbë. Melisa mendon se Arzu do zgjedhë Xhenetin dhe i tregon pasojat që do ketë zgjedhja e saj pasi të gjithë do mësojnë të vërtetën. Xhenet shkatërrohet pasi mëson të vërtetën. Selim i qëndron pranë.

Melisa kërkon me insistim të mësojë vendimin e Arzus dhe i thotë se është e sigurt që do zgjedhë Xhenetin pasi për të do jepte edhe jetën. Ajo i kujton Arzus të këqijat që i ka bërë Xhenetit duke e bërë të ndihet fajtore. Melisa kërkon të dijë pse Arzu e pranoi papritur si vajzën e saj Xhenetin. Arzu lëndohet nga sjellja e Melisës dhe i thotë se nuk meriton asnjë shpjegim.