LAJME / E Mërkurë 13 Shkurt 2019, 00:12

Letra e nënës që emoconoi të gjithë «Kam 1 vit që gënjej tim bir, nuk dua ta dijë se kam …»

Emma Shaw nuk e kishte imagjinuar kurrë që një ditë do të ndjehej ??e detyruar?? t?i thoshte aq shumë gënjeshtra Theo-s, djalit të saj 8 vjeçar. Kjo gjë binte ndesh me premtimin që kishte bërë vetes vite më parë, do të tregohej gjithmonë e vërtetë me të dhe nuk do t?i fshehte asgjë, por nuk kishte zgjidhje tjetër. E vënë përballë sëmundjes së rëndë, ajo zgjodhi të tradhëtojë veten dhe të mbrojë djalin e saj nga vuajtjet e kimioterapisë, imunoterapisë dhe orëve të gjata sa nga një spital në një tjetër. Gjithçka nisi në mars të vitit 2017-të, ku 40-vjeçarja angleze nga Rothley, Leicestersuire, u shtrua në spital pasi u diagnostikua me polmonit.

Por analizat e mëtejshme treguan se mamaja e re duhej të përballej edhe me dy sëmundje të tjera të rënda: kanceri në mëlçi dhe kanceri trillo-negativ i gjirit. Ky i fundit është një lloj shumë i veçantë që godet vetëm 15% të grave të diagnostikuara me kancer gjiri. Për Emma-n nuk ishte aspak e lehtë të përballej me dy sëmundje në të njëjtën kohë, aq më tepër që kjo gjë nënkuptonte se do të ishte larg të birit për shumë kohë. Instikti i nënës është më i fortë se gjithçka, ndaj ajo zgjodhi ta gënjente duke i thënë se kishte thjesht një grip.

??E shikoj dhe e qaj. Nuk gjej dot guximin t?i them të vërtetën, dua të shijoj me të momentet e fundit që na kanë mbetur dhe jo t?i thyej zemrën. Ai është një fëmijë i shkëlqyer, i dashur dhe shumë i ndjeshëm. E ka kuptuar që unë nuk jam mirë dhe përpiqet të mos më shqetësojë dhe të më falë vetëm qetësi. I them që jam me grip, por kjo gënjeshtër nuk mund të zgjasë më. Jam ende e re për t?u larguar, dua të kaloj akoma edhe më shumë kohë me të. T?i them të vërtetën dhe t?i kërkoj falje për çdo gënjeshtër. Unë thjesht po e mbroj.??-përfundon ajo për ??The Sun?.

[xyz-ihs snippet="You-tube"]