LAJME / E Premte 8 Shkurt 2019, 12:12

Përzierje magjike që ju shpëton nga inflamacioni, ngërçi dhe diabeti

Kujdesi ndaj shëndetit duhet të jetë i vazhdueshëm në mënyrë që të shmangni shqetësime të të tilla si: inflamacionin, ftohjen, diabetin apo ngërçin. Një problem i tillë ju bën dëm dhe ju pengon të ndiqni veprimtaritë tuaja të përditshme.

Nuk është e thënë të mbusheni me ilaçe farmaceutike, sepse përvçse kanë efekte të mëdha anësore, pas një kohe të gjatë përdorimi mund të mos jenë më efektive. Kështu, ka një recetë e cila jua zgjidh problemin si me magji. Është shumë e dobishme edhe për dhimbjet menstruale, gjithashtu.

Përbërësit:

1 lugë gjelle mjaltë

1 ½ filxhan çaji ujë

1 shkop kanellë

1 copë xhenxhefil

Lëng limoni (opsional)

Udhëzime për përgatijen dhe përdorimin:

Nxehni fillimisht ujin në temperaturë mesatare. Shtoni më pas në të xhenxhefilin e pastruar dhe lërini të vlojnë. Pastaj shtoni kanellën dhe ziejeni për 5 minuta më shumë. Hidheni përzierjen në një enë të pastër. Shtoni mjaltin dhe pak lëng limoni, sipas dëshirës. Pijeni menjëherë.

[xyz-ihs snippet="You-tube"]