LAJME / E Enjte 7 Shkurt 2019, 00:12

“Nuk dua të vdes me para në bankë”, pronari paguan shkollimin për fëmijët e punëtorëve të tij

Pronari nuk është figura më e pëlqyer për punëtorin, por ndryshon rasti nëse jemi duke folur për 80-vjeçarin Vinicio Bulla.

Vinicio është një binzesmen nga Caltrano, provincë e Italisë me rreth 2500 banorë dhe është pronar i kompanisë ?Rivit Spa? me të cilën prodhon çelik special.

Çeliku i prodhuar nga kompania e Vinicios përdoret në platforma nafte në të gjithë botën.

Por, 80-vjeçari Vinicio ka vendosur që pasurinë e tij të mos e ?ndryshkë? në banka.

Ai tha për Il Messaggero:

Nuk dua të vdes me para në bankë. Dua të ndihmoj ata që kam pranë!?

Kështu, italiani u ka ofruar 150 punëtorëve të tij ndihmesë për pagesën e shkollimit të fëmijëve të tyre.

Me vendim të vetë Vinicios, pasuria e tij është ngrirë në bankë dhe ai paguan rreth 6600 euro në vit për shkollimin e çdo fëmije të punëtorëve të tij, duke nisur që nga çerdhja, kopshti e deri në universitet.

[xyz-ihs snippet="You-tube"]