Mos e përdorni majdanozin nëse vuani nga këto sëmundje!

653

Na ndiqni ne:

Majdanozi është i sigurt kur konsumohet në sasi të moderuar në gatime të ndryshme. Ai është i sigurt për të rriturit edhe kur merret si ilaç. Por tek disa njerëz, majdanozi mund të shkaktojë alergji në lëkurë.

Ndërsa konsumimi i majdanozit në doza të larta nuk është i sigurt, pasi mund të shkaktojë efekte të tjera anësore, si anemi apo probleme me veshkat. Gjithashtu, vaji i farave të lulediellit i aplikuar në lëkurë është i pasigurt pasi mund ta bëjë lëkurën më të ndjeshme ndaj diellit dhe të shkaktojë puçrra.

Masa paraprake dhe paralajmërime:
Gratë shtatzëna dhe ato që ushqejnë fëmijën me gji
Majdanozi në ushqim është mirë, por nëse merret në doza të larta si ilaç, është i pasigurt, sidomos nëse merret gjatë shtatzënisë. Majdanozi është përdorur për të shkaktuar abort dhe për të nisur ciklin menstrual. Përveç kësaj, të dhëna shkencore tregojnë se marrja e An-Tai-Yin, një produkt bimor që përmban majdanoz, gjatë tre muajve të parë të shtatzënisë rrit rrezikun për defekte serioze në lindje. Nëse jeni shtatzënë, mjaftohuni vetëm me përdorimin e majdanozit në ushqim.

Diabet
Majdanozi mund të ulë nivelet e sheqerit në gjak. Kontrolloni shenjat për nivelet e ulëta të sheqerit në gjak (hipoglicemia) dhe monitoroni sheqerin në gjak para se të përdorni majdanoz.

Edema (mbajtja e ujit në trup)

Ekziston frika që majdanozi mund të shkaktojë mbajtjen e sodiumit (kripës) në trup, duke rritur kështu zhvillimin e edemës (mbajtja e ujit në trup).

Sëmundje të veshkave

Mos merrni majdanoz nëse keni sëmundje të veshkave. Majdanozi përmban substanca kimike që mund të përkeqësojnë sëmundjen e veshkave.

Doza
Doza e duhur e majdanozit varet nga disa faktorë, si mosha e përdoruesit, gjendja shëndetësore etj. Aktualisht nuk ka mjaftueshëm të dhëna shkencore për të përcaktuar dozën e saktë të majdanozit. Mos harroni që produktet natyrale nuk janë gjithmonë të sigurta, prandaj dozat e tyre kanë shumë rëndësi.