Për darkë, pite misri me lëpjetë

403

Kemi hyrë në pranverë dhe lëpjetat i gjejmë shumë më lehtë, ndaj pse të mos gatuajmë një pite të shijshme me miell misri për drekë? Merrni përbërësit e hapat e përgatitjes dhe nisni punën!

Përbërësit:

Për brumin:

600 gr miell misri
1 pluhur për pjekje
500 ml ujë i gazuar
4 lugë gjelle vaj
kripë
Për mbushjen:

500 gr lëpjeta të pastruara
3 vezë
250 gr djathë lope
3 lugë gjelle vaj
Për salcën:

2 vezë
100 gr kos
100 ml ajkë e thartë
Përgatitja:

Ngroheni furrën në 200 gradë. Mbuloni tepsinë me letër për pjekje.
Lëpjetat futini në ujë të vluar dhe lërini të qëndrojnë për 5-7 minuta, pastaj kullojini dhe pritini imët.
I shtoni vezët, kripën, djathin e thërrmuar dhe trazojini mirë të gjitha me tel kuzhine.
Me mikser, trazoni miellin e misrit, kripën, pluhurin për pjekje, vajin dhe 500 ml ujë të gazuar.
Gjysmën e brumit hidheni në tepsinë e përgatitur. Në gjysmën e mbetur shtoni edhe 50 ml ujë të gazuar. Përziejeni me lugë.
Mbi brumin e vendosur në tepsi hidhni masën me lëpjetë. Pasi ta keni rrafshuar mirë atë, shtoni sipër edhe pjesën e mbetur të brumit.
Pitja piqet në furrën e parangrohur në 200 gradë, ndërsa pas 15 minutash temperaturën e zvogëlojmë në 180 gradë dhe e pjekim edhe për 30 minuta të tjera.
Shërbejeni të ngrohtë! Ju bëftë mirë!


Na ndiqni ne: