Ëndrra bëhet realitet, shqiptarja me sindromën Down, fillon punë si asistente stomatologe

398

Eloida është një shembull për të gjithë. Edhe pse ajo vuan nga sindroma Down, 18-vjerçarja zgjedh të motivojë të gjithë personat që kanë sindromën Down që të ndjekin ëndrrat e tyre.
Sot është dita e tretë e punës e Eloidës si asistente e një stomatologu në qytetin e Ferizajt.

Eloida Alija ecën në në rrugëtimin e saj plot buzëqeshje. Ëndrra e saj më e madhe është plotësuar dhe për këtë ajo falenderon stomatologun Burim Buzhala që i hapi dyert e punës së tij.

Buzhala ka thënë se punësimi i Eloidës ka qenë ndjenja më e mirë që e ka pasur ndonjëherë.

Stomatolgu shprehet:

Së pari Eloidën e kam njohur si paciente. Pastaj duke menduar se sa janë të shtypura kategoritë e tilla që kanë nevojë për mbështetje, më lindi ideja dhe mora iniciativë për ta punësuar. Natyrisht për të dhënë mesazh jo vetëm te kolegët, por edhe te profesionet e tjera.
Është shumë entuziaste. Edhe neve po na emocionon me dëshirën për punë. Po na pëlqen iniciativa që merr. Sapo ulet pacientja, vendos dorezat, na sjell edhe neve dorezat.”
Nëna e saj, Indira Alija ishte shoqëruesja më e mirë përgjatë gjithë këtyre viteve. Ajo e ka mbështetur vajzën e saj në çdo hap të jetës, duke e motivuar për të arritur edhe më shumë gjëra, pasi Eloida mundet që të jetë dikush i rëndësishëm në jetë.

Deklarata e nënës:

Ky lajm për ne ka qenë shumë i mirë dhe shumë emocionues. Eloidën e kam dërguar gjithmonë në çdo aktivitet dhe nuk kam dashur që të jetë e mbyllur për shkak se njerëzit duhet ta shohin që edhe këta i përkasin kësaj bote.
Le të shohin njerëzit që edhe këta dinë dhe ja dalin. Por, lajmi më i mirë ka qenë kur jam njoftuar nga doktori që do të punësoj si asistente në klinikën e tij. Ka qenë surprizë për Eloidën.
Kisha pasur dëshirë që të jetë mesazh për të gjithë që kanë mundësi, çdo institucion të përkrahë këta persona me nevoja të veçanta.”


Na ndiqni ne: